Fushata e Trumpit skeptike se "demokracia është çështja kryesore" për votuesit - NACIONALE

Fushata e Trumpit skeptike se "demokracia është çështja kryesore" për votuesit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një këshilltar i fushatës së Trumpit vuri në dyshim sondazhet e hershme të daljes, të publikuara së fundmi nga nga Exit Poll-i, që tregojnë se gjendja e demokracisë është ndër çështjet më të rëndësishme për votuesit.

Ai sugjeroi se përfshirja e preferencave të Demokratëve dhe Republikanëve në një mesatare të përgjithshme nuk është një mënyrë e dobishme për të interpretuar sondazhet, shkruan BBC.

Ky zyrtar gjithashtu sugjeroi se Demokratët po shfaqin një besim të rremë, me qëllimin për t’i mbajtur votuesit e tyre optimistë në shtetet perëndimore, ku votimet janë ende të hapura.

Fushata e Trumpit ende beson se do të fitojë Shtëpinë e Bardhë sonte – dhe gjithashtu se Republikanët do të ruajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe do të rikthejnë Senatin.

Lajme të ngjashme