“Ftohja” me Qeverinë Kurti, “ngrohja” me opozitën: si duhet lexuar vizita e Abdixhikut e Krasniqit në ShBA? - NACIONALE

“Ftohja” me Qeverinë Kurti, “ngrohja” me opozitën: si duhet lexuar vizita e Abdixhikut e Krasniqit në ShBA?

3 vjet më parë

nga Arta Avdiu

Përderisa ka përfolje për një “ftohje marrëdhënies” mes Qeverisë Kurti e ShBA-së, duket të ketë një “ngrohje” (nëse jo nxehje) të raporteve mes liderëve të opozitës kosovare. Liderët e opozitës, Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës javën e ardhshme.

Vizitat e opozitarëve kosovarë vijnë pasi disa ministrave të Qeverisë së Kosovës iu shtyen vizitat për në ShBA, pasi amabsadori amerikan në Prishtinë vlerësoi se nuk është koha më e duhur anëtarët e ekzekutivit Kosovar të udhëtojnë në “tokën e premtuar”.

Njohësit e politikës në vend mendojnë se shtyrja e vizitave në ShBA nga ana e ministrave është një gjë e zakonshme kur vendi po përballet me një krizë politike, duke mos përjashtuar mundësinë se mund të jetë një mesazh simbolik politik për kryeministin Kurti nga ShBA.

Sinjal simbolik, ndoshta?

Ligjëruesi universitar i gazetarisë, Abit Hoxha, mendon se shtyrja e vizitave të ministrave për në ShBA ka ndodhur për shkak të refuzimit të Qeverisë të kordinohet me SHBA për dialogun me Serbinë

Në një përgjigje për Nacionalen, Hoxha tha se shtyrja e vizitave të ministrave ka ardhë si pasojë e problemeve në Kosovë.

"Mendoj se shtyerja e vizitës nga ShBA për ministrat e Qeverisë ka të bëj me problemet në Kosoovë. Këto probleme janë të dy natyrave. E para është që Qeveria po refuzon këshillën miqësore të ShBA, deri më tani për të ndërruar politikat karshi diialogut me Serbinë dhe kryerjen e obligimeve që Kosova ka. E dyta është që në këto çaste vendimtare për Kosovën, ministrat duhet të jenë në krye të detyrës dhe me këtë, besoj se një sinjal i kjartë është dërguar se ShBA janë bashkëinvestues në shtetin e Kosovës", tha Hoxha për gazetën Nacionale.

Ndërsa, Hoxha për vizitat e liderëve opozitarë thotë se mund të jenë sinjal simbolik për Kurtin.

"Vizita e Abdixhikut dhe Krasniqit nuk ka pasë ndonjë arsye të shtyhet pasiqë këta dy, së pari nuk kanë përgjegjësinë që kanë Kryeministri dhe Ministrat por edhe mundet me qene sinjal për Kurtin I cili deri më tani është I apasionuar për politikat simbolike të pushtetit me këmbëngulësi për msoshtyerje të afatit që i jep shkas palës serbe me qenë e padëgjueshme", tha Hoxha.

Analisti Gazmir Raci e vlerëson si pozitive vizitën e liderëve opozitarë në ShBA.

Në një përgjigje për Nacionalen, tha se shtyrja e vizitës së ministrave në ShBA deri sa vendi po përballet me një krizë politike është diçka e zakonshme.

“Është mirë që bëhen vizita të tilla nga Kosova në SHBA, sepse Amerika është aleati ynë kryesor strategjik. Zakonisht kur ka debate e diskutime brenda vendit pët tema të interesit nacional vet qeveritarët i anulojnë gjitha udhëtimet jashtë vendit dhe do ishte jo e logjikshme përderisa kemi komuna pa kryetarë e pa asambleistë e ministri i Pushtetit Lokal të jetë jashtë vendit, ose ministrja e Drejtësisë në kohën kur gjykatat dhe prokuroret atje janë zbrasur nga punonjësit serbë të Kosovës etj.”, u përgjigj z.Raci.

Tutje, Raci ka dhënë një hipotezë provokuese në lidhje me vizitën e dy krerëve të opozitës, duke thënë se e njëjta duket të jetë organizuar nga e njëjta kompani lobuese.

"Sa i përket partive opozitare, duket që e njëjta kompani lobuese po e organizon vizitën e dy liderëve opozitare. Nëse janë organizuar nga kompani lobuese atëherë do ishte e logjikshme të na tregonin edhe sa kanë kushtuar këto vizita", përfunfoi Raci.

Refuzimi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ai i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe zyrtari tjetër i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, respektivisht kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi nuk do të udhëtojnë për në ShBA këtë vit siç ishte planifikuar.

Siç ka raportuar gazeta Nacionale arsyeja për këtë është situata politike aktuale në vendin tonë, me veriun që vazhdon të jetë i tensionuar pas bojkotimit të institucioneve të Kosovës nga ana e serbëve.

Kujtojmë që ndërkombëtarët, pra ShBA e BE, kanë vazhduar me presionin tek Qeveria Kurti, duke kërkuar tërheqjen e vendimit për targat dhe themelimin e Asociacionit.

Lajme të ngjashme