“Ftesë për Radojçiqin”: Sveçla i bën për pesë pare Amerikën, Britaninë, Gjermaninë, Francën dhe Italinë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas deklaratave të vendeve të QUINT-it në lidhje me situatën në veri, ai madje, e ka cilësuar këtë si “ftesë” për Milan Radojçiq që të urdhërojë sulmin ndaj policisë së Kosovës.
Përmes dy shkrimeve në llogarinë e tij në Tëitter, ai ka cilësuar se Radojçiq, i ftur në listën e zezë të ShBA-së, po “ftohet” që t’i komandojë “mashtruesit” e tij për sulme.
“Etiketimi i veprimeve të ligjshme dhe të civilizuara të Policisë së Kosovës si ‘të dhunshme’ dhe operacionit të saj të zbatimit të ligjit si ‘dhunë’ është një ‘ftesë’ për Milan Radojçiqin e futur në listën e zezë të SHBA-së për të komanduar mashtruesit e tij për të sulmuar policët e Kosovës.” – tha ai.
Në shkrimin tjetër, Sveçla porositi që “zgjedhja e fjalëve” të jetë e ekuilibruar, derisa përmendi edhe “keqinterpretim të realitetit”.
“Të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi. Çdo humbje jete duhet të parandalohet me kujdes maksimal. Zgjedhja e ekuilibruar e fjalëve në këtë situatë është thelbësore. Keqinterpretimi i realitetit mund të rezultojë në kosto njerëzore.” – tha ai.
Labeling Kosova’s Police lawful & civilized actions as ‘violent’ and its law-enforcement operation as ‘violence’ is an ‘invitation’ to USG-blacklisted Milan Radojčić to command his crooks to attack Kosova policemen.
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) May 26, 2023
1/1
Çka tha QUINT?
Në një komunikatë të përbashkët të Francës, Italisë, Gjermanisë, Mbretësisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është bërë thirrje Kosovës që të menjëherë të tërhiqet dhe “të koordinohet ngushtë me EULEX dhe KFOR”.
“Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes tonë për përmbajtje. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen dhe të de-përshkallëzohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in.” – thuhet në komunikatë.
Po ashtu, QUINT ka dënuar edhe sulmet ndaj EULEX në Zveçan.
Këto shtete kanë shprehur shqetësimin e tyre edhe për vendimin e Serbisë që ta ngrisë nivelin e gatishmërisë të Forcave të saj të Armatosura, duke bërë thirrje për “përmbajtje maksimale”.
“Ne jemi të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të saj të Armatosura në kufirin me Kosovën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse.” – thuhet në fund të komunikatës.
