FSK publikon videon e shpëtimit të foshnjës 2-vjeçare nga rrënojat në Turqi
FSK ka shpëtuar një foshnje dyvjeçare nga rrënojat në Turqi.
Kjo veçse është e bërë e ditur kohë më parë, ndërkaq tanimë është publikuar edhe videoja e momentit.
Forcat e Armatosura të Kosovës ndërkaq, kanë njoftuar se pas nxjerrjes së fëmijës 2-vjeçar nga rrënojat e tërmetit në Turqi, janë duke bërë përpjekje për ta shpëtuar edhe nënën e saj.
‘’Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë, në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare, dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja’’, - thuhej në njoftim.
Kujtojmë se tërmetet e së hënës në Turqi e Siri lanë të vdekur mbi 12 mijë persona në të dyja vendet, kurse vetëm në Turqi mbi 9 mijë sosh.
