FSK nxjerr të gjallë edhe nënën e foshnjës që e shpëtoi orë më parë
FSK ka arritur të nxjerr të gjallë edhe nënën e foshnjës që e shpëtoi pak orë më parë. Kështu ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
"Heronjtë tanë arrijnë të shpëtojnë edhe nënën e fëmijës dy vjeçar.
Pas nxjerrjes së fëmijës, vajzës dyvjeçare, heronjtë dhe heroinat tona me përpjekjeve të pandërprera dhe angazhim vetëmohues arritën të nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e saj.
Ju lumtë krenaria jonë!", shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Kujtojmë se me autorizim të presidentes Osmani, në cilësinë e Komandantes Supreme, rreth 30 trupa u nisën mbrëmjen e së hënës drejt Turqisë.
Arsyeja e vetme qe: për t'u dalë në ndihmë autoriteteve atje pas rrënojave të krijuara si pasojë e tërmeteve shkatërruese.
