Frashër Krasniqi: Përveç Vetëvendosjes, krejt lypin drejtësi për Astrit Deharin - NACIONALE

Frashër Krasniqi: Përveç Vetëvendosjes, krejt lypin drejtësi për Astrit Deharin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Partisë Social Demokrate, Frashër Krasniqi beson se rasti Dehari nuk është trajtuar në mënyrën e duhur, dhe sipas tij, ai ka qenë duke mbajtur burgim për një rast komplet të montuar dhe të orkestruar politik.

Mirëpo, ish-aktivisti i VV-së ka thënë të gjithë kërkojnë drejtësi për të ndjerin Astrit Dehari, por vetëm Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet nuk e kërkon atë dhe sipas tij, VV-ja dëshiron edhe ta mbyll këtë çështje.

“Që nga momenti kur ka vdekur Dehari nuk është trajtuar në mënyrën qysh është dashtë me u trajtu që me sjell drejtësi në këtë rast, as prej pushtetit në kohën kur ka vdekur Dehari as prej pushtetit të VV-së në dy vjetët e fundit”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus.

Ish-aktivisti i VV-së ka treguar se disa nga aktivistët përfshirë edhe atë janë liruar në arrest shtëpiak, ndërsa, sipas tij, Astrit Dehari dhe dy të tjerë janë mbajtur në paraburgim pa asnjë arsyetim juridik.

“Jemi akuzuar për terrorizëm për një vepër shumë të rëndë që më vonë do të jepe mbi 20 vjet burg. Një pjesë janë liruar si rezultat i opinionit publik presionit publik dhe vetëdijes së pushtetit dhe prokurorisë që rasti është komplet i papërgatitur dhe i montuar”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ai ka thënë se në këtë rast janë marrë vendime komplet të padrejta dhe të pajustifikueshme.

Lajme të ngjashme