Skandali 'Martingate', Shkëlzen Gashi: Këtu është një dreq i madh
Opinionisti Shkëlzen Gashi ka komentuar zhvillimet mbi skandalin ku është i përfshirë edhe Martin Berishaj.
Gashi ka thënë se duhet të ketë një organizim më të madh rreth kësaj çështjeje. Madje, ai beson se këtu është një dreq i madh.
Shkak për këtë mori mbështetjen e madhe që po i dhuron ambasadorit klasa udhëheqëse e shtetit.
“Skandali më i madh i kësaj qeverie është i Martin Berishaj. Duhet më shumë presion prej mediave, opozitës prej organizatave joqeveritare në përgjithësi, se këtu që ka thon Rrahman Morina, një dreq i madh është.
Me u qu krejt një qeveri e tanë që me mbrojtë në tona nivelet me mbrojtë një person që po shihet ashiqare që është i përfshirë në një skandal të tillë. Është problematike”, tha ndër tjerash Gashi në Pressing.
