Franca hap spital fushor me dy salla operacione, 15 mjekë e 25 infermierë në Turqi - NACIONALE

Franca hap spital fushor me dy salla operacione, 15 mjekë e 25 infermierë në Turqi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një spital fushor francez është vënë në funksion në provincën turke, Adiyaman, e cila u godit nga tërmetet e fuqishme të javës së kaluar.

I vendosur në distriktin Golbasi, ky spital ka kapacitet për trajtimin e 100 pacientëve në ditë, raporton agjencia “Anadolu”.

Sipas ambasadorit francez në Turqi, Herve Magro, spitali do të jetë në funksion për të paktën 15 ditë.

“Ne do të qëndrojmë aq gjatë sa dëshirojnë autoritetet turke”- tha ai.

Ky spital ka dy salla për operacione, një dhomë pune si dhe staf prej 15 mjekëve e 25 infermierëve, sipas kirurges Isabella Arnaud.

Më 6 shkurt, dy tërmete të fuqishme e goditën pjesën jugore të Turqisë. Epiqendra e tyre ishte në Kahramanmarash, por nga dridhjet u prekën edhe nëntë provinca të tjera.

Deri më tani, në Turqi raportohet për mbi 35 mijë e 400 të vdekur e mijëra të tjerë të lënduar. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë shumë njerëz të gjallë nga rrënojat edhe disa ditë pas tërmeteve.

Për shkak të fuqisë së madhe, tërmetet kanë shkaktuar viktima e dëme të mëdha materiale edhe në Sirinë fqinje, ku raportohet për më shumë se 3 mijë e 500 të vdekur.

Lajme të ngjashme