“Fqinj të lumtur, të lumtur në shtëpi”: Edi Rama me një thënie të gjyshes së tij, flet për raportet Kosovë-Serbi - NACIONALE

“Fqinj të lumtur, të lumtur në shtëpi”: Edi Rama me një thënie të gjyshes së tij, flet për raportet Kosovë-Serbi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përdorur një thënie të gjyshes së tij për të përshkruar raportet Kosovë-Serbi.

Ai ka thanë se fqinjtë nuk mund t’i zgjedhësh.

Duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjët, ai përmendi se “fqinjët nuk mund t’i zgjedhësh, por gjithmonë duhet të punosh për t’i ruajtur dhe përmirësuar ato”.

Ai ndau një mësim të trashëguar nga gjyshja e tij, duke thënë: “Gjyshja ime ishte një grua e mençur. Ajo gjithmonë thoshte: fqinjë të lumtur, të lumtur në shtëpi”.

“Serbia ende e injoron realitetin se Kosova është një shtet i pavarur dhe kthim nuk ka,” deklaroi ai raporton TCH.

Lajme të ngjashme