Foto që të copëton zemrën, vajza 3-vjeçare: 23 gra shqiptare janë vrarë gjatë jetës sime
Vrasja e grave vazhdon të tronditë shoqërinë shqiptare. Dje Dan Hutra, shokoi kryeqytetin shqiptar duke vrarë tre gra dhe duke plagosur tre të tjera.
Ai dje vrau Mevlute Hysën 30 vjeçe, Hasime Dafkun 30 vjeçe, dhe Etleva Kurtin 31 vjeçe.
Ndërsa, ka plagosur me thikë Marjana Gurakuqin, 40 vjece, me armë zjarri ka plagosur edhe Elena Hysën, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysën, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj).
Lidhur me vrasjen e tre grave dhe plagosjen e tre të tjerave sot përpara Ministrisë së Drejtësisë së Tiranës është organizuar një protestë nga “Kolektivi Feminist”.
Protesta
Protestuesit kanë kërkuar nga instutucionet siguri, mbrotjtje dhe drejtësi për jetën e grave dhe të vajzave.
Një aktiviste pjesëmarrëse në protestë ka hedhur akuza ndaj institucioneve shtetërore.
Ajo tha se gratë sot nuk janë viktima, por dëshmore, pasi ato po e denoncojnë dhunën dhe janë institucionet ato që heshtin dhe nuk veprojnë.
“Në institucionet tona ka njërëz që pozitën e tyre e kanë ngritur duke legjitimuar dhunën edhe brenda shtëpisë së tyre. Policia jonë ka shkresa por nuk ka zbatueshmëri. Ne nuk duam të kemi statistika. Gratë sot në fakt nuk janë viktima, ato janë dëshmore sepse po e denoncojnë dhunën dhe ju po heshtni. Shteti sot është kundra tyre. Atëherë ne do të bëhemi bashkë kundër institucioneve që kanë heshtuar dhe po heshtin”, është shprehur protestuesja, transmeton Panaroma.
Ndërsa, një protestuese tjetër ka thënë se vendi ka nevojë për një platform kombëtare ndaj femicidit.
“Duhet mobilizim i të gjitha ministrive të shtetit për një platformë kombëtare ndaj femincidit. Sot duhet të reagojmë sa më shpejt para se tu vijë radha, fëmijëve, shoqeve, motrave tona. Hajde të dalim në rrugë edhe për 8 mars. Nuk i ha më gjepurat tuaja. Këtu do të marshojmë edhe për 8 mars për një jetë të drejtë dhe pa dhunë, i duam të gjitha gratë e gjalla. Nuk duam ti vajtojmë më gratë e kësaj republike.’- u shpreh një tjetër protestuese.
Ndërsa, foto e një vajze 3 vjeçare është bërë virale në rrjetet sociale. Vajza mbanë një pankarë në të cilën thuhet se 23 gra janë vrarë në Shqipëri që nga lindja e saj.
"Jam 3 vjeç. 23 gra shqiptare janë vrarë gjatë jetës sime.” – thuhet në pankartën e vajzës së vogël.

Kush është vrasësi Dan Hutra?
Dan Hutra ishte i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ka një biografi kriminale ku përfshihen vepra të ndryshme kriminale. Sidomos ndaj grave.
CV e tij kriminale është e mbushur me përdhunime, pengmarrje, vrasje, 2 tentativa të bujshme arratisjeje, vjedhje.
Dan Hutra ishte dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë", i dënuar në vitin 2009, me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim, në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash nga DVP Durrës dhe po në vitin 2022 është arrestuar po nga DVP Durrës, për tentativë vjedhje banesash.
Gjithashtu, më 16 qershor 2022 është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për dhunë në familje ushtruar ndaj ish-bashkëjetueses Elena Hysa, dhe ka dalë nga burgu më 16 shkurt 2023.

