Kuvendi u bë “kërrsh”: LDK-ja dhe PDK-ja i “mëshojnë” Kurtit për marrëveshjen me Vuçiqin - NACIONALE

Kuvendi u bë “kërrsh”: LDK-ja dhe PDK-ja i “mëshojnë” Kurtit për marrëveshjen me Vuçiqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Seanca e Kuvendit të Kosovës, e ftuar pas një mocioni procedural të LDK-së, u karakterizua me përplasje të shumta. Sigurisht, e gjitha për shkak të temës boshtore të diskutimit, e që ishte marrëveshja evropiane, të cilën kryeministri Albin Kurti u pajtua të nënshkruante, por jo edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë kësaj seance, diskutimi mes partive ishte edhe më i ashpër se herave të tjera. Ironikisht partitë më të mëdha opzitare, LDK dhe PDK e kanë akuzuar Albin Kurtin për lëshime të mëdha ndaj Serbisë në takimin e 27 shkurtit dhe se ka pranuar një marrëveshje që parasheh edhe më shumë se “Zajednicë”.

Në këtë podcast, gazetarët e Nacionales, Arta Avdiu dhe Mirlind Behluli diskutojnë mbi diskutimet në Kuvend, duke dhënë mendimet e tyre në lidhje me qëndrimet e pushtetit e të partive opozitare.

A e kanë harruar historikun e partive të tyre të gjitha partitë kosovare? Si po e kritikojnë LDK dhe PDK kryeministrin Kurti për trashëgiminë e tyre politike?

Pse AAK-ja e ish-kryeministrit Haradinaj po e perkrahë marrëveshjen evropiane? Për të mirën e Kosovës apo se iu kanë “lodhë mashqit”?

Pse Kurti ka ndryshuar qëndrimin e tij për ish-presidentet Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi, të cilit i kritikonte dikur ashpër, posaçërisht këtë të fundit?

Lajme të ngjashme