Foto e video të reja nga veriu: Qytetarët thonë se ka edhe gjuajtje me armë
Situata në veri të Kosovës është tensionuar, pas vendimit të Qeverisë që të vendosë reciprocitet për targat dhe dokumentet serbe.
Përdoruesit në rrjetin social Twitter kanë publikuar pamje të reja nga situata atje ku dëgjohet sirena e alarmit, derisa thonë se ka edhe gjuajtje me armë.
Air-raid sirens and reports of an armed clash along the Serbian-Kosovo border pic.twitter.com/iXFsUJqZyj
— D.Emery (@DemeryUK) July 31, 2022
#BREAKING: There seems to be a new war.
— Top News (@TopNews2022) July 31, 2022
The media report on armed clashes on the Serbian-Kosovo border.
The Serbian army has been put on high alert.
Earlier it was reported that something terrible was expected in Kosovo from August 1 pic.twitter.com/766hFqLbL8 (RT: @TpyxaNews)
🚨 Air raid sirens in Serb dominated northern Kosovo just now as 🇽🇰 government imposes new rules on Kosovo Serbs starting tomorrow.
— kos_data (@kos_data) July 31, 2022
pic.twitter.com/OK2i4bDd4V
Unconfirmed reports of casualties among the Serbian military in the conflict zone on the border with Kosovo.
— 301🇦🇲 (@301arm) July 31, 2022
It is also reported that the Serbs are erecting barricades to slow down the movement of the Kosovo special forces. pic.twitter.com/TM2urPFa5A
Ndryshe, këto zhvillime në veri vijnë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për letërnjoftimet serbe.
Gjatë tërë ditës kishte përplasje nga distanca mes kryeministrit Albin Kurti, e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Ky i fundit, sikurse shumë zyrtarë të tjerë, kanë folur në mënyrë të ashpër kundër vendimit të Qeverisë për reciprocitetin për targa dhe dokumente.
E gjuha e ashpër e Vuçiqit duket t’i ketë ngjallur strukturat paralele e kriminale në veri, të cilët vazhdojnë të kundërshtojnë autoritetet kosovare.
Gazeta Nacionale ka siguruar pamje nga “Lagja e Boshnjakëve” në Mitrovicë, ku dëgjohen sirenat e alarmit.
Veç kësaj, janë bllokuar edhe pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.