Foshnja shpëtoi nga rrënojat në provincën turke të Hatay pas 107 orësh - NACIONALE

Foshnja shpëtoi nga rrënojat në provincën turke të Hatay pas 107 orësh

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Foshnja u shpëtua në provincën turke të Hatay 107 orë pas një tërmeti vdekjeprurës që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën, tha Ministri turk i Shëndetit Fahrettin Koca.

Sipas filialit turk të CNN, fëmija është dy muajsh. Koca gjithashtu postoi video të foshnjës në Twitter dhe tha që mbijetoi edhe pse ishte e uritur për orë të tëra. Foshnja aktualisht është në Spitalin e Qytetit Adana dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, tha Koca.

Televizioni shtetëror turk gjithashtu tregoi një video të një foshnje të qeshur, duke thënë se ajo ishte gjallë pas "një përpjekje të mundimshme për të shpëtuar veten". /Nacionale/

Lajme të ngjashme