Flet drejtori i Shërbimeve Publike pas reshjeve në Podujevë: Kemi pasur goxha shumë probleme - NACIONALE

Flet drejtori i Shërbimeve Publike pas reshjeve në Podujevë: Kemi pasur goxha shumë probleme

1 vit më parë

nga Eriola Cacaj

Reshjet e shiut kanë vështirësuar situatën në Komunën e Podujevës gjatë ditës.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi, ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale, se sot situata në Podujevë ka qenë e rënduar, dhe sipas tij kanë pasur goxha shumë probleme.

Selimi ka njoftuar se tashmë reshjet e shiut kanë ndalur dhe situata është qetësuar.

Tash situata është më e qetë. Gjatë ditës kemi pasur goxha shumë probleme. Lumi Batllava ka qenë ai që ka kriju më shumë probleme kësaj radhe, përkundër që lumi Llap ka qenë më i qetë për kundër që herave të tjera që ka kriju më shumë probleme. Gjatë ditës kemi intervenu në disa vende me disa ekipe që i kemi pas në terren. Tash më situata është më e qetë pasi që reshjet kanë pushu.” – ka thënë Selimi.

Ai tutje ka bërë të ditur se nëse reshjet vazhdojnë ditëve në vazhdim, si komunë janë të përgatitur për të marrë masa.

Ne i kemi të gatshme ekipet emergjente, edhe në bashkëpunim me policin që i marrim kërkesat prej tyre zakonisht, po edhe ekipet tona që i kemi me kompanitë kontraktuese që kanë të bëjë me mirëmbajtjen e lumenjve dhe pastrimin e tyre. Prandaj masat janë të marrta dhe në momentin që e shohim që është e arsyeshme me intervenu, sikurse sot, sigurisht se do të vazhdojmë që të intervenojmë.” – ka bërë të ditur drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Podujevës për Nacionalen.

Lajme të ngjashme