Ku shkuan paratë e dedikuara për liberalizimin e vizave: Ish-ministrja Dhurata Hoxha del në gjykatë, përmenden edhe portalet - NACIONALE

Ku shkuan paratë e dedikuara për liberalizimin e vizave: Ish-ministrja Dhurata Hoxha del në gjykatë, përmenden edhe portalet

1 javë më parë

nga Eriola Cacaj

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka dal sot para gjykatës, ku akuzohet për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Së bashku me Hoxhën, akuzohen edhe Gëzim Dushi, Fitim Mustafa dhe Ekrem Tahiri.

Sipas aktakuzës, mbi 140 mijë euro të buxhetit të shtetit, të cilat ishin destinuar për informimin e drejtë të qytetarëve rreth liberalizimit të vizave, përfunduan duke promovuar fushatën elektorale të ish-ministres Dhurata Hoxha për zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.

Në seancës e së mërkurës u dëgjua eksperti financiar Agim Sheqiri.

Sheqiri në këtë seancë pati përplasje me Florent Latifajn, avokatin e të akuzuarës Dhurata Hoxha.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë.

Lajme të ngjashme