Reshje shiut në Podujevë, Bulliqi: Është rënduar gjendja e shtretërve të lumenjve dhe qarkullimi në komunikacion - NACIONALE

Reshje shiut në Podujevë, Bulliqi: Është rënduar gjendja e shtretërve të lumenjve dhe qarkullimi në komunikacion

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se reshjet e vazhdueshme të shiut kanë rënduar gjendjen e shtretërve të lumenjve si dhe qarkullimin në komunikacion.

Bulliqi përmes një postimi në Facebook, ka vërë të ditur se ka dal në terren ku ka vizituar fshatrat Batllave, Gerdoc, Bellopojë, Lluga dhe Siboc.

Reshjet e pandërprera të shiut nga dita e djeshme e kanë rënduar gjendjen e shtretërve të lumenjve dhe qarkullimin në komunikacion, për të përcjellë nga afër gjendjen kam vizituar fshatrat Batllavë, Gerdoc, Bellopojë, Lluga dhe Siboc.” – ka shkruar ai.

I pari i Podujevës, ka njoftuar se si komunë i kanë bërë të gjitha përgatitjet në rast të përkeqësimit të situatës nga reshjet e shiut.

“Situata është e menaxhueshme, ndërsa si institucione lokale i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në rast të përkeqësimit të situatës nga reshjet e shiut ditëve në vijim.”- thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme