Deklarimi i pasurisë sivjet: AKK tregon sa zyrtarë nuk e kanë kryer këtë obligim - NACIONALE

Deklarimi i pasurisë sivjet: AKK tregon sa zyrtarë nuk e kanë kryer këtë obligim

3 javë më parë

nga Eriola Cacaj

Zyrtarët e lartë publik në Kosovë detyrohen që çdo vit të kryejnë deklarimin e tyre të pasurisë, si çdo herë edhe kësaj radhe nga një marsi deri më 31 mars këta punonjës kishin për obligim që të deklaronin të gjithë pasurin e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsioni.

Për këtë vit ky proces tashmë ka mbarur, dhe zyrtarët e lartë publik gjendjen në afatin shtesë për të deklaruar pasurinë e tyre.

Gazeta Nacionale ka zhvilluar një intervistë me drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, i cili ka dhënë disa detaje se si ka ecur ky proces këtë vit.

Buleshkaj ka thënë se 198 zyrtarët të cilët e kanë pasur këtë obligim nuk e kanë përmbushur tashmë, duke shtuar se numri i përgjithshëm ishte 8 mijë, por nëse fusim në listë edhe mjekët e profesorët që për herë të parë deklaruan pasurin atëherë numrin shkon në 10 mijë e 100.

Pasi që nga ky vit anëtarët e asambleve komunale (mbi një mijë sosh), nuk janë të obliguar ta kryejnë deklarimin e pasurisë (përveç kryesuesve dhe zëvendës-kryesuesve të kuvendeve komunale që mbesin në listë) , numri i zyrtarëve që kanë pasur obligim ta kryejnë deklarimin e rregullt të pasurisë është afër tetë mijë (8.000). Nga ta rreth 198 nuk e kanë kryer këtë obligim në kohë. Këtij numri i shtohen edhe rreth 2100 mjek dhe profesor të cilët e kanë kryer deklarimin e pasurisë për herë të parë ketë vit. Pra, në total janë rreth 10100 zyrtarë. Nga ky numër.” – ka thënë ai për gazetën.

Buleshkaj ka treguar se për këtë qëndron edhe një afat shtesë prej 15 ditëve, që zyrtarët publik të përmbushin këtë obligim, mirëpo ky veprim nuk kalon pa u gjobitur, që sipas tij është një gjobë mandatore prej 30% të pagës mujore.

Afatit i rregullt i deklarimit të pasurisë është 1 deri 31 mars. Secili zyrtar që e kalon këtë afat pranon një gjobë për vonesën deri ne 15 ditë pas këtij afati. Për vonesat deri në 15 ditë Agjencia shqipton gjobë mandatore prej 30% të pagës mujorë të zyrtarit publik (por jo më të lartë se 500 Euro)” – është shprehur ai.

Kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit ka treguar edhe për veprimet e mëtutjeshme që nëse një zyrtarë publik nuk e përmbush këtë detyrim edhe në afatin shtesë.

Buleshkaj ka treguar se më pas ky veprim konsiderohet si vepër penale dhe agjencia përgatit kallëzim penal për Prokurorinë e Shtetit.

Nëse nuk dorëzohet deklarimi i pasurisë edhe pas 15 ditëve nga afati i fundit, Agjencia përgatit kallëzim penal për Prokurorinë e Shtetit sepse pastaj shkelja nuk konsiderohet më si kundërvajtje por si vepër penale.” – ka thënë Buleshkaj për Nacionalen.

Ndërsa sa i përket deklarimi të sivjetshëm të pasurisë, Buleshkaj ka treguar se Policia e Kosovës si institucion prin me numrin e vonesave në deklarim.

Nga të dhënat e deritanishme, Policia e Kosovës prin me numrin e vonesave në deklarim prej mbi 20% të numrit të përgjithshëm, pastaj vjen Administrata Tatimore, pastaj Dogana dhe niveli komunal.” – ka shtuar ai.

Buleshkaj ka folur edhe për vështirësitë që kanë hasur mjekët dhe profesorët në deklarimin e pasurisë, duke pasur parasysh që këto dy kategori për herë të parë kanë kryer një obligim të tillë, raporton Nacionale.

Ai ka thënë se mjekët dhe profesorët kanë pasur më së shumti nevojë për përkrahjen ë kryerjen e këtij obligimi.

Duke pasur parasysh që ka qenë viti i parë, mjekët dhe profesorët me të drejt kanë pasur më së shumti nevojë për përkrahje në kryerjen e këtij obligimi. Por si rezultat, nga rreth 2100 mjek e profesor vetëm 8 sosh (6 mjek dhe 2 profesor) nuk kanë arritur ta kryejnë brenda afati deklarimin e pasurisë.” – ka përfunduar Buleshkaj.

Lajme të ngjashme