‘Fleni dathë’: Hovenier rikujton praninë e NATO-së në Kosovë, për ata që kërcënojnë dhe ata që tuten
Aleksandër Vuçiq – si shumë herë të tjera – edhe të dielën që lam pas, kërcënoi Kosovën me luftë. Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka një porosi të qartë për Vuçiqin, por edhe për këdo që i frikësohet këtij kërcënimi: fleni dathë, nënkupton Hovenier, ‘sepse këtu (në Kosovë v.j.) është e pranishme aleanca më e fuqishme ushtarakë në histori’.
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, është pyetur rreth deklaratëve të homologut të tij në Beograd, Christofer Hill, për atë se ‘Serbia është shumë më afër NATO-së sesa Kosova’.
Hovenier, në këtë paraqitje para mediave, pati edhe një mesazh të qartë për Serbinë, atë që në Kosovë, krejt po e bëjnë dhe duhet ta bëjnë gjumin rehat përballë kërcënimeve.
‘Sepse këtu, është e pranishme aleanca më e fuqishme ushtarakë në histori’, tha Hovenier.
Rreth deklaratave të z.Hill
“Është e rëndësishme të jem i qartë cila është politika e ShBA-së, ne bsojmë që secili shtet duhet të jetë i pavarur për vetën, të merr vet vendimet, të bëjë zgjedhjet, dhe aleancat ku do të jetë.
Ka një pjesë të rëndësishme të përkushtimit tonë në Ukrainë, ne besojmë se duhet të jetë populli ukrainas ai që vendosë se a do të jetë pjesë e NATO-së ose Bashkimit Evropian dhe jo të tjerët të vendosin për ta, në këtë rast Rusia.
Por, shtetet vendosin vetë për aleancat e tyre, lidhjet, dhe duke marrë parasysh rajonin, ne mirëpresim që Kosova dëshiron t’i bashkohet NATO-s një ditë, ne e përkahim këtë qëllim,e përkahim FSK-në, bëjmë stërvitje, kemi bërë shumë mund për këtë.
Kosova qëndron shumë mirë me vlerat e NATO-së, ne e shohim Kosovën si shtet i pavarur kështu që më shumë është çështja që çështjet e jashtme të zgjidhen, ne e shohim Kosovën si anëtare të NATO-s një ditë e mbësitesim këto.
Mendoj se kjo është e gjitha çka mund të them tani.
Ka një përkushtim të madh në përkushtimin rreth sigurisë së Kosovës”, tha Hovenier, sa i përket deklaratës së z.Hill.
Çka tha Chris Hill?
Deklarata më e komentuar e 24 orëve të fundit, është kjo si më poshtë:
"E dini, në fakt, nëse shikoni se kush është partner i NATO-s, Serbia është shumë më afër NATO-s sesa Kosova. Për momentin po. Kjo tani është shumë e vërtetë. Pra, ju sigurisht e dini se ne punojmë çdo ditë me ushtrinë serbe. Ne kishim stërvitje, kishim një sërë gjërash me ushtrinë serbe", tha ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill për RTS.
‘Fleni dathë’
Një porosi të qartë pati z.Hovenier, rreth kërcënimeve të fundit të Serbisë. Krejt në Kosovë, nënkuptoi ai, përfshirë ambasadat dhe popullin, po flenë dhe duhet të flenë rehat përballë këtyre kërcënimeve.
“Lidhur me pyetjen për kërcënimet, mund ta them vetëm këtë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë këtu në përgjigje të çfarëdo kërcënimi dhe kjo është çështje e kryer.
Kosova ka përfitimet nga prania e madhe e NATO-së këtu, një rast tejet unik në rajon dhe kështu ka një garanci enorme të sigurisë, përfshirë edhe shumë ushtarë amerikanë në kuadër të NATO-së për të siguruar një mjedis të lirë dhe të sigurtë dhe përballë çfarëdo sulmi që njerëzit kanë frikë.
Ne nuk po e humim gjumin gjatë NATO-së për këto kërcënime sepse besojmë që NATO është mjaftueshëm e përgatitur dhe besojmë se edhe populli i Kosovës duhet të fle rehat sepse aleanca më e suksesshme ushtarakë në histori, është e pranishme këtu”, tha Hovenier.
Kujt i foli kështu, saktësisht, z.Hovenier?
I foli Aleksandër Vuçiqit, i cili të dielën kërcënoi me luftë, teksa ishte i rrethuar nga disa fëmijë serbë nga Kosova, që kishin shkuar për vizitë në Beograd.
“Nuk është problem, doni të jeni me ata, nuk do të na keni neve, doni të jeni me ta dhe t’u ndihmoni atyre, do të mbijetojmë, por jemi mjaft të mësuar dhe mjaft të mençur e trima dhe mjaft shumë kemi mësuar dhe shumë përvoja kemi fituar pas gjithë atyre që na keni bërë në 25 vitet e fundit, për ta pritur momentin më të mirë të mundshëm dhe të luftojmë për rastin tonë”, tha Vuçiq.