Fjalimi plot kunja i Osmanit në Kuvend e grantet e Pecit: Këto janë ngjarjet kryesore të javës - NACIONALE

Fjalimi plot kunja i Osmanit në Kuvend e grantet e Pecit: Këto janë ngjarjet kryesore të javës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Fjalimi vjetor i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës e ndarja e granteve nga Ministria e Bujqësisë për familjarë të anëtarëve në pushtet, ishin dy nga plot ngjarjet që u komentuan më së shumti gjatë javës që po e lëmë pas. Çka ndodhi gjatë javës?

Fjalimi i Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë javës që po e lëmë pas mbajti fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ky fjalim kryesisht ishte me kritika dhe shpërfaqi mospajtimet e saj me veprimet e Qeverisë së Kosovës në raport me marrdhëniet me ndërkombëtarët, asociacionin e tema të tjera.

Osmani ka thënë se nuk duhet të luhet bixhoz me aleancat e Kosovës, si kritikë direkte për kryeministrin, Albin Kurti.

https://fb.watch/w2Comb6Ahd/

“Aleancat janë këtu për na të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik e tyre, lujtja bixhoz me to apo cenimi i tyre e cenon vet mbrojtjen e Republikës tonë. Shihni deklaratat e liderëve të superfuqive botërore, do të shihni qindra deklarata e fjalime se si çdo sfidë angazhohen ta kalojnë me aleatë, sepse nuk mund të ia dalin vetëm” – tha Osmani, ndër të tjera.

Ajo foli edhe për Asociacionin duke thënë se u sulmua ulët.

“Më duhet të theksoj me keqardhje, që propozimet që shpesh kam bërë për përmirësimin e këtij procesi, janë ballafaquar me një sërë dezinformatash e sulmesh të ulëta, që nuk i kanë hije askujt në Kosovë. Për të qenë edhe më e qartë, kur unë kam propozuar që drafti i asociacionit të fillohet të diskutohet me SHBA-të, në mënyrë që kjo çështje mos t’i lihet as Lajçakut e as të tjerëve që nuk besojnë në pavarësinë e Kosovës (...)”.

“Fatkeqësisht ky propozim i imi atëherë ishte goditur në mënyrën më të ulët, me lloj- lloj shpifjesh deri tek shpifjet për tradhti kombëtare. E ku jemi sot? Jemi pikërisht në momentin ku po kërkohet e njëjta, pra që draftin ta hartojmë ne. Por, siç dihet, vendimet e duhura duhet të merren edhe në momentin e duhur”, tha mes tjerash ajo.

Video KETU.

Temë e bëri edhe çështjen ditë e më të debatuar për shqiptarët në Maqedoni të Veriut; përkatësisht sfidimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nga partia nacionaliste VMRO.

Këto qëndrime të Osmani nga analistët u panë si qëndrime të vonuar dhe se nuk e shpëtojnë atë.

Grantet e Pecit

Ndërkohë, gjatë javës që po e lëmë pas temë diskutimi ishte edhe ndarja e granteve për vëllain e deputetes Fitore Pacolli, për dajën e saj, si dhe për këshilltarin e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Këto grante me vlerë 100 mijë eurove u komentuan me të madhe që çoi edhe në pezullimin e tyre.

Gjithashtu vlen të theksohet se Ministria e Bujqësisë nuk i dha gran grave të Krushës, bile Peci doli e tha se më 2017 gratë e Krushës e kishin paditur ministrinë, por për këtë reagoi Biznesi “KB Krusha” në krye me Fahrije Hotin e cila tha se është shpifje.

Po ashtu, gjatë javës, presidentja Osmani ia ktheu dy ligje prapa Qeverisë së Kosovës. Ligjin për Këshilin e Sigurisë dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Lajme të ngjashme