Oda Ekonomike Amerikane e përkrahu: Pse ia “rrëzoi“ Presidentja VV-së ligjin për mbrojtjen e konsumatorit
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ia ka kthyer mbrapsht Kuvendit dy ligje. Atë për Këshillin e Sigurisë si dhe Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit. Derisa për Ligjin për Këshillin e Sigurisë pati reagim publik, pasi në arsyetim të presidencës thuhet se me ligjin e propozuar po i merren kompetenca presidentes, në anën tjetër më pak i komentuar mbeti “rrëzimi” i Ligjit për Mbrojtjen e Konusmatorit.
Pse u rrëzua ky ligj
Shkeljet Kushtetuese
Sipas Presidentes, ky ligj bie në kundërshtim me Kushtetutën e vendit në dy nene. Në arsyetimin e Presidencës thuhet se ky projektligj e shkel nenin 52 të Kushtetutës, respektivisht paragrafin 3.
Neni 52 flet për Përgjegjësinë për Mjedisin jetësor, e pika 3 e tij, thotë kështu: “Ndikimi në mjedisin jetësor merret parasysh nga institucionet publike në procesin e marrjes së vendimeve”.

Shkelja tjetër kushtetuese sipas Osmanit, është në nenin 7.
Neni 7 i Kushtetutës titullohet: Vlerat.
Aty thuhet se: “Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit, mosdiskriminimit, të drejtës së pronës, mbrojtjes e mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut.”
Konflikti i ligjeve
Sipas Presidentës, projektligji për mbrojtjen e konsumatorit bie ndesh me ligjet aktuale. Konkretisht, neni 17 pika 4 sipas Presidents bie ndesh me Ligjin për Mbeturina, i cili përcakton procedurat dhe masat për menaxhimin e ambalzzhimit dhe paketimit, përfshirë masat për reduktimin e përdorimit të qeseve plastike.
Pra, me ligjin ekzistues qeveria është obliguar që të njxerr akt nënligjor ku përcaktohetn, kushtet, procedurat dhe detyrimet për prodhuesit dhe imporuesit. E kjo sipas Presidentës do të binte ndesh me ligjin e propozuar, pasi do të krijohej kolozion i ligjeve. Ose do të binin në kundërshtim me njëri-tjetrin.
Oda Ekonomike Amerikane e mirëpriti vendimin
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka mirëpritur vendimin e presidentes Vjosa Osmani për të kthyer në rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.
“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret vendimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për kthimin për rishqyrtim të Ligjit Nr. 08/L-288 për Mbrojtjen e Konsumatorit, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 31 tetor 2024, si përgjigje ndaj komenteve të Odës Amerikane dhe organizatave të tjera të sektorit privat”, shkruan në kumtesë.
Aty tutje thuhet se Oda Amerikane mbështet vlerësimet e presidentes se dispozita kyçe të ligjit në fjalë janë në kundërshtim me dispozita të aktit më të lartë juridik të vendit, Kushtetutës, si dhe të ligjeve të tjera.
“Oda Amerikane beson fuqishëm se vendimi i presidentes ka për synim shmangien e konflikteve ligjore dhe respektimin e autoritetit, përgjegjësive dhe funksionimit ligjor të institucioneve të ndryshme të Republikës së Kosovës”
Qysh u miratua ky ligj?
Me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, para dy javëve, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar projektligjin për mbrojtjen e konsumatorëve.
“Konstatoj që votohet projektligji për mbrojtjen e konsumatorit”, tha kryetari Konjufca.