Fillon mbledhja e Bordit të Paqes, Trump shtrëngon duart me Osmanin dhe Ramën
Instituti amerikan i Paqes në Uashington sot ka mirëpret takimin inaugurues të Bordit të Paqes, i cili është krijuar nga presidenti i ShBA-së, Donald Trump. Pjesë e këtij takimi është edhe presidentja e Kosores, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Pas mbërritjes së shumicës së liderëve, presidenti amerikan ka filluar përshëndetjen me të pranishmen. Derisa është realizuar fotografi familjare e Bordit të Paqes, presidenti Trum ka shtrënguar duart më të pranishmit, në mesin e tyre presidenten Osmani dhe kryeministrin Rama.
Më pas, presidenti Trump ka marrë fjalën.
Në adresimin e tij, ai e ka vlerësuar lartë Bordin e Paqes.
“Bordi i Paqes është një nga gjërat më të rëndësishme, në të cilat kam qenë i përfshirë”, ka thënë Trump.
Ai ka vlerësuar se në vendosjen e paqes po ndihmojnë edhe liderët e pranishëm në këtë mbledhje.
“Këta po na ndihmojnë shumë, është viti i parë i mandatit tim të dytë presidencial që po arrij gjëra që nuk janë arritur kurrë më parë”, është shprehur ai.
Më pas, presidenti Trump i ka prezantuar me radhë mysafirët në këtë mbledhje, duke i falënderuar ata.
Ai e ka vlerësuar presidenten Vjosa Osmani, duke thënë
“Presidentja Osmani e Kosovës. Presidente faleminderit shumë. Shumë punë të mirë po bën ti”, ka thënë Trump.
Kurse, për kryeministrin Rama ka thënë se ndihet i nderuar që i është bashkuar kësaj mbledhje.
“Jemi të nderuar që sot na bashkohet Kryeministri Rama, i Shqipërisë”, ka thënë Trump.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka postuar edhe pamje nga takimi.
“Sot është mbledhja e parë inauguruese e Bordit të Paqes që drejtohet ekskluzivisht nga Donald Trump”, ka shkruar ai.