Fetoshi: Serbia është në pozicionin e “dashnores” së dy të fortëve - Rusisë dhe SHBA-ve - NACIONALE

Fetoshi: Serbia është në pozicionin e “dashnores” së dy të fortëve - Rusisë dhe SHBA-ve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar, Arben Fetoshi, ka thënë se kryediplomati i BE-së, Josep Borell dhe dështimi i tij duke mos qenë neutral, sipas tij, shpjegon dështimin e 10 vjeçarë të Bashkimi Evropian.

Dështimi i Borrell si kryediplomat i BE-së duke mos arritur ta ruajë neutralitetin si ndërmjetës, shpjegon dështimin 10 vjeçar të BE-së si faktor politik ndërkombëtar dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejt të SHBA-ve në zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi.”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, Fetoshi ka thënë se BE dhe SHBA duhet ta kushtëzojnë Serbinë dhe t’ia ndalojnë aktrimin nga pozicioni i “dashnorës”.

Interesi strategjik i Perëndimit për ta shkëputur Serbinë nga Rusia, nuk mund të realizohet në kurriz të Kosovës, por vetëm në funksion të normalizimit dhe forcimit të paqes në Ballkan. Për këtë arsye, #US dhe #EU duhet ta kushtëzojnë Serbinë që ta pranojë sa më parë normalizimin me Republikën e Kosovës dhe t’ia bëjnë të pamundur aktrimin e blerjen e kohës nga pozicioni i “dashnores” së dy të fortëve - Rusisë dhe SHBA-ve. Çdo qasje tjetër çon në zgjidhje të keqe me potencial konflikti të ri.”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Kurti e Borell janë përplasur nga distanca por si duket edhe në takimin 8 orësh në Bruksel, të hënën.

Lajme të ngjashme