Kurti kritikon sërish Borrellin: Propozimi franko-gjerman dhe qëllimi i madh u hoq nga tavolina - NACIONALE

Kurti kritikon sërish Borrellin: Propozimi franko-gjerman dhe qëllimi i madh u hoq nga tavolina

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë sërish ka folur për dialogun që e zhvilloi në Bruksel.

Ai e ka kritikuar sërish kryediplomatin evropian, Joseph Borrell.

“Përfaqësuesi i lartë i BE-së, e ndryshoi premisën e negocimit. Në kundërshtim me parimin e propozuar nga ai, foli vetëm për masat e targave. Qëllimi i madh u hoq nga agjenda. Nevoja për propozimin franko-gjerman u zhduk nga tavolina, duke iu përshtatur qëllimit të Serbisë që kishte ardhur në Bruksel jo për propozim por për targa”, tha Kurti.

Pjesë nga fjalimi:

Me datën 18 gusht ishin dy pika: Unë e mbështeta këtë strukturë të takimeve, sepse liderët thirren për marrëveshjen finale e jo për targa. Unë nuk jam as polic, as komandant stacioni, as doganier që të merrem me këto tema. Ne jemi shtet me instITucione përkatëse që zhvillojnë këto lloj bisedimesh. Unë shkoj atje për marrëveshjen finale, ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër. Ky duhet të jetë qëllimi dhe ky është kuptimi.

Ndërkaq autorët e propozimit e braktisën propozimn e tyre andaj edhe takimi përfundoi. Unë isha i fundit që e lëshova ndërtesën e BE-së. Më duhet të njoftoj që ka qenë edhe përpjekja e fundit. Emisari Lajçak ka ardhur dhe e bëri edhe një përpjekje të fundit për një tekst i cili do ta përfshinte edhe propozimin e BE-së. Mirëpo më njoftoi që presidenti i Serbisë nuk e ka pranuar. Ndërkaq Borrell tashmë doli në konferencë për media.

Vendimi për targat nuk mund të jetë objekt negocimi. Ajo që kemi treguar është zemërgjerësinë tonë, që t’i japim shanse ligjshmërisë, dhe brengave të tyre për mundësitë e cenimit të paqes e sigurisë duke sekuencuar implementimin. Shtrohet pyetja pse e kemi sjellur këtë vendim më 28 qershor: Kjo ka ndodhur meqenëse 6 muaj është negociuar për targa në Bruksel. 6 muaj ditë kanë folur për targa, dhe në fund kanë qenë 8 opsione, prej tyre nja 3 kanë qenë më të përshtatshme për neve, Serbia nuk e ka pranuar asnjë.

Lajme të ngjashme