Favoritizmi familjar me grante: Peci del të përballet, sfidon t’i gjenden shkeljet ligjore
“Do t’ia kthejmë etikën politikës”, ka qenë maksimë-oferta prej një dekade e Albin Kurtit në ngjitjen e tij në pushtet.
Vëllau e daja e Fitore Pacollit me njëqind mijëshe bujqësore ishin prova e një përgënjeshtrimi domethënës të ferësisë dhe e lajtmovitit familjarist të ditëve të fundit nga pushteti.
Dy grantet e njëkohshme familjarëve të Fitore Pacollit, kryetares së Komisionit Parlamentar për Bujqësi (i.e konflikt interesi) – të cilës i raporton vetë udhëheqësi i dikasterit qeveritar për bujqësi, Faton Pacolli – shënuan skandalin më të fundit qeveritar.
Kontrasti që e kuptimësoi ndodhinë ishte refuzimi i dyhershëm, i.e aplikimin dhe ankesën, i grave të Krushës së Madhe – KB Krushës – me çka u përforcua edhe më tej leximi nepotist e favoritist te publiku i gjerë.
Familjarët e Pacollit – vëllau e daja – ndryshe nga KB Krusha që është e etabluar në veprimtarinë e tyre bujqësore e ekonomike, regjistruan zyrtarisht kompanitë në ARBK vetëm kohëve të fundit: mu në kohë-marrjen e granteve.
Por, Faton Peci – ka një kundërmatje ndaj krejt kësaj situate:
“Tregomëni ku është shkelja ligjore këtu?”.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, doli të përballet me krejt këtë indinjatë publiku edhe në televizion: ku mohoi kategorikisht të ketë parë listën e aplikuesve ose të ketë ndikuar në përzgjedhjen e këtij-apo-atij përfituesi.
Por, duke osciluar mes nepotizmit të qartë e që duket dhe arsyetimeve ligjore, Peci shtroi sfidoi që t'i gjenden shkeljet ligjore.
“Unë po merrna me emra e me përfitime masi është problematizu kjo pas përfitimit të njërit prej vëllezërve të deputetes (Fitore Pacollit); në të kundërtën, kurrë nuk jam marrë me emra të përvetshëm”, tha ai në Klan Kosova.
“Në këtë proces, në asnjë rrethanë e në asnjë mënyrë — le të delë dikush e të tregon se kur unë kam dhënë ndonjë sugjerim se cili duhet të jetë përfitues. Nga 118 mijë përfitues dhe 1 mijë grante këta i kanë gjetë 2-3 që kanë raporte ose lidhje personale, familjare, me akterë të caktum. Në këtë rast Fitore Pacollit”, shtoi Peci.
Refuzoi mundësinë që të ketë mundur të ndikonte – për ‘Po’ pse ‘Jo’ – sepse, siç tha ai, “do të ishte konsumim i veprës penale”.
“Mbi çfarë kriteri favorizues ose cilit element favorizues mbi bazën e të cilës daja ose vëllau i Fitore Pacollit ka përfituar Grantin? Ose cili qenka mekanizmi që ministri duhet me ndërhy me thanë: nuk bën”, tha Peci.
“Ndërhyrja e ministrit për çfarë do forme në vlerësim, është konsumim i veprës penale. Që unë nuk e bëj në asnjë rast e asnjë çmim. Kjo është logjika; sepse po ju flet ndërdija”, shtoi ai.
Por, s’janë vetëm këto dy raste që rëndojnë mbi një nam-të-keq të dhënies së granteve nga Faton Peci: një nga rastet e kohëve të fundit ishte 100 mijësha për këshilltarin e vet, Naim Huruglicën.
Ky i fundit ishte edhe një nga hartuesit në ekipin që e shkruan Udhëzimin Administrativ mbi bazën e të cilin shpërndahen soji i grantit që kishte marrë.
Tjetri rast që ka vërshuar mediat kohëve të fundit ishte granti për bashkëpartiakun e tij Bahtijar Berishës, këtij të fundit 50 mijë euro në një projekt vilash që kushton gjithësejt 84 mijë euro.