Familjet turke ngushëllohen duke folur me fëmijët e tyre nën rrënoja, por mund të mos i shohin kurrë ata - NACIONALE

Familjet turke ngushëllohen duke folur me fëmijët e tyre nën rrënoja, por mund të mos i shohin kurrë ata

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Njerëzit në qytetin e Hatajit po largojnë rrënojat nga më të ndryshmet, për të arritur tek ata të varrosur nën ndërtesat e shembura, tha korrespondenti i Sky News në Turqi, Alex Crawford. "Një grua u dëgjua duke bërtitur: A mund të më dëgjojë dikush?

"Ata dëgjojnë disa tinguj nga poshtë dhe shpresojnë që të dalin nga aty, madje ata mundohen edhe me mjetet e tyre të krijojnë vrima që të dalin nga aty, por edhe mjetet e tyre vështirë se mund t'i bëjnë diçka ndërtesës tetëkatëshe, e cila tani është e gjitha e shkatërruar. Të afërmit shikojnë dhe shqetësimi dhe zemërimi po rritet brenda”, tha ajo.

Arsyet politike për mungesën e ndihmës

Një burrë i tha Sky News se nuk kishte mbërritur asnjë ndihmë nga qeveria - dhe shpëtimtarët nuk kishin energji elektrike për të kërkuar. "Ne thjesht po vdesim këtu", tha burri.

Crawford përshkruan gratë që qëndrojnë të grumbulluara së bashku dhe qajnë dhe "gjenin ngushëllim duke folur me fëmijët që mund të mos i shohin kurrë më". "Bëhu i fortë", i tha një grua dikujt të bllokuar. "Bëhu i fortë, ne jemi këtu".

Provinca në kufi me Sirinë duket të jetë një nga më të goditurat. Ajo është shtëpia e një numri të madh refugjatësh sirianë që kanë ikur nga lufta këtu, në siguri. Kryebashkiaku i Hatay është nga partia kryesore opozitare, e cila dyshohet të jetë arsyeja e ndihmës së kufizuar. Megjithatë, presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha këtë pasdite se ekipe nga 18 vende ishin në këtu për t'iu përgjigjur tërmetit. /Nacionale/

Lajme të ngjashme