"Escobari", "Zajednica": Kurti sot përballet me deputetët, por çka deklaroi në seancën e fundit? - NACIONALE

"Escobari", "Zajednica": Kurti sot përballet me deputetët, por çka deklaroi në seancën e fundit?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare me fillim nga ora 12:00. Në rend të ditës është “Debat parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” dhe pritet që kryeministrit të ballafohet me deputetët. Mirëpo, Kurti në seancën e fundit, të mbajtur më 9 shkurt ishte përplasur ashpër me opozitën për punën e dialogu dhe Asociacionin.

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajën seancë të veçantë plenare, ku i ftuar është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe tema kryesore e debatit pritet të jetë dialogu Kosovë-Serbi.

Mirëpo, paraqitja e fundit e Kurti në Kuvend, nxiti përplasje të mëdha mes tij dhe opozitës.

Çka ndodhi?

Në seancën e fundit të mbajtur më 9 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte folur për planin franko-gjerman dhe për kërkesat për themelimin e Asociacionit.

Ai kishte akuzuar opozitën se në takimet më të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po heshtin dhe nuk po i kërkojnë atij “njohjen reciproke”.

Unë ju inkurajoj që ashtu qysh jeni shumë të vendosur Kosovën se nuk pranojmë kurrgjë që nuk e ka njohjen reciproke në qendër, nuk pranojmë kurrgjë që s’është në marrëveshjen finale aman këtë ja thoni kështu me të njëjtin zell edhe Eskobarit, jo veç mu. A po kuptoni? Pra, kur e takoni Eskobarin paramendoni që e kemi Albin Kurtin përpara dhe ia thoni këto fjalë. Shërbim më të madh, shërbim ma të madh Republikës së Kosovës nuk mundeni me i ba. Edhe me dashtë nuk mundeni me i ba. Kur e keni Eskobarin përpara paramendojeni Albin Kurtin the thoni Kosova Republikë, marrëveshje finale, njohje reciproke në qendër. Asgjë më pak.” – kishte thënë ai.

Më tej, Kurti kishte folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se “Zajednica” nuk do të zbatohet.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është “Zajednicë” e Hashim Thaçit edhe Isa Mustafës. Po duke iu falënderu qeverisë me mua kryeministër, nuk po zbatohet. Sa për juve moti ish kry ajo. Unë i kam përmendur këtu gjërë e gjatë 6 kushtet për Asociacionin, Asociacionin të cilin ju e keni sjellë ose më saktë siç po thotë një deputet i PDK-së “Zajednicën”. “Zajednica” e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës nuk po zbatohet se ka qeveri demokratike. Dhe krejt në fund, kur po jep deklarime Eskobari po thotë për një njëri nuk ndalet asociacioni, ai është momenti kur ju duhet me dalë me thanë Kryeministri nuk është vet.” – kishte thënë ai.

Në anë tjetër, kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi, përveç kërkesës për debat për dialogun, kishte akuzuar Kurtin për jotransparencë në këtë proces.

Qëllimet e shtetit tonë në dialog me Serbinë janë të njohura. Angazhimi për arritjen e këtyre qëllimeve është përgjegjësi nga e cila nuk mund të shmanget askush. Ushtrimi i kësaj përgjegjësie nuk mund të bëhet në mënyrë të fshehtë, as nëpër restorante, e as me postime në tëitter, por përmes transparencës së plotë përballë qytetarëve e përfaqësuesve të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.” – ishte deklaruar ai.

Krasniqi kishte thënë se Kurti “është mësuar tjetër gjë me folë në Kuvend, e tjetër gjë me ju thanë ndërkombëtarëve. Qëndrimi im dhe i PDK-së ka qenë publik, i njëjtë, dhe ua kemi ripërsëritur në Kuvend pasi e kemi shprehur në Ëashington dhe Bruksel!

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i kishte reaguar Kurtit duke thënë se ai po tallet me çështje serioze.

Tutje, ai kishte thënë se Kurti po bën shpifje kur po akuzon partitë opozitare dhe se kishtet këkuar nga Kurti të tregojë se çfarë ka pranuar në takim me Lajçakun.

Është fatkeqësi se si një çështje kaq serioze të këtij vendit, kryeministri provon ta shndërrojë në tallje dhe shpifje. Është shpifje e madhe të thuash se partitë opiozitare provojnë ta rrëzojnë Qeverinë në komunikim ndërkombëtar, kërkojnë marrëveshje jofinale e marrëveshje bazë e gjuhën që e keni mbjellë gjithandej nëpër Kosovë. Është shpifje e pastër. Nuk të ka hije kryeministër.” – kishte thënë ndër të tjera ai.

Ndërkaq, kryetari i AAK-së ishte më i përmbajtur në seancën e fundit, duke thënë se Asociacionin është trashgimi dhe se propozimi i BE-së është i pranueshëm.

Propozimi franko-gjerman është i pranueshëm. Kosova duhet ta kthejë juridiksion shtetëror dhe të vazhdojë rrugën në avancimin ndërkombëtar.” – kishte thënë ndër të tjera ai.

Kujtojmë se ditë më parë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, ishte deklaruar në Kuvendin e Serbisë për dialogun me Kosovën.

Lajme të ngjashme