Escobari zbardh qysh Kosova po e humb mbështetjen e Amerikës: Hoqëm gjëra nga tavolina - NACIONALE

Escobari zbardh qysh Kosova po e humb mbështetjen e Amerikës: Hoqëm gjëra nga tavolina

2 vjet më parë

nga Xhezair Dashi

Të lutem mos (na) humb kohë”.

Ky ishte mesazhi ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga top-diplomati amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur për The Pavlovic Today, në intervistën e tretë me rradhë ditëve të fundit, ku foli gjerësisht për ngjarjet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

Nuk e di pse po bën kështu”.

Ky ishte komenti i tij rreth letrës që Kurti i dërgoi Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pas takimit të 14 shtatorit në Bruksel, ku siç tha ai në një konferencë për shtyp, i ka njoftuar vendet perëndimore “për deformimin e procesit të dialogut nda ndërmjetësi Miroslav Lajçak”.

Është faktualisht gabim”.

Përmes kësaj përgjigje Escobar e përkufizuoi krejt vlerësimin e Departamentit amerikan të Shtetit rreth përmbajtjes së letrës së pranuar nga Kurti; e ku madje Escbar dha edhe detaje rreth asaj se çfarë ka pretenduar kryeministri në atë copë letër.

...thotë që Borrell dhe Lajçak po koludojnë (kanë marrëveshje të fshehtë) me Rusinë për qasje të anshme kundër Kosovës”.

Escobar thotë se DASh e sheh procesin e normalizimit të marrëdhënieve nga afër dhe se nuk bëhet fjalë për anshmëri, siç pretendon Kurti për një ‘konspirim’ mes Lajçakut dhe Vuçiqit në dëm të Kosovës. E ndaj Lajçakut dhe Borrell-it, Escobar thotë se duhet të ndalohen sulmet, e në rend të parë të dënohet nga Kurti dhe Vjosa Osmani.

Që të merr tepër shumë vëmendjen nga fjalët e Escobar-it është një frazë. Thotë se “jo të gjitha” sulmet po vinë nga Kurti, që lë të kuptojë se ka sulme ndaj Lajçakut dhe Borrellit që po vinë nga Kurti, veçse “jo të gjitha”.

Por unë mund t'ju them se letra për sekretarin Blinken, m'u desh të thosha stafit të Sekretarit se nuk ishte e justifikuar. Nuk di pse është duke e bërë këtë”.

Për Marrëveshjen Bazë, Escobar është krejtësisht i mendjen që ajo më shumë i shkon në favor Kosovës sesa Serbisë. Por, Kurti, sipas diplomatit “duket që po provon t’i vë kushte BE-së”si dhe i kërkoi që të jetë “më pragmatik dhe më realist”.

Nuk mund të flas në emër të zotit Kurti. Por duket se ai po përpiqet të vendosë kushte për Bashkimin Evropian. Tani, nëse Kryeministri i një vendi me një milion e gjysmë banorë mund të jetë ai që do t'i diktojë kushtet një komuniteti transatlantik prej 700 milionë banorësh, mendoj se duhet të ketë pak realizëm në këtë marrëdhënie. Kështu që unë shpresoj se ne mund ta çojmë Kosovën në një vend më pragmatik dhe më real”, ka thënë Escobar.

Escobar ka një pyetje “kyçe” për popullin e Kosovës:

Sa kohë dëshiron populli i Kosovës të presë që Kosova të bëjë pjesën e saj?”.

Marrëveshja e Ohrit në fakt u bën thirrje të dyja palëve të bëjnë pjesën e tyre në mënyrë të pavarur. Pra, i takon Bashkimit Evropian që të sigurohet që Serbia të respektojë, dhe Kosova duhet të përmbushë detyrimet e saj. Jo vetëm brenda dialogut, por edhe ndaj Bashkimit Evropian.”

Escobar, mes tjerash, jep një tablo mjaft të pikëllueshme për Kosovën në kontekstin e mospërmbushjes nga ana e saj të zotimeve që ka marrë në Ohër. Diplomati tregon për mundësitë dhe mbështetjen që ka humbur vendi, në rend të parë nga ShBA-ja: Fushatë të re të njohjeve, afrim ne NATO-n dhe Partneritetin për Paqe si dhe mbështetje të kandidaturës së Kosovës në BE.

Nuk dua të flas për masat. Dua të flas për pasojat. Pra, tashmë Kosova po përballet me pasoja nga mosgatishmëria e saj për të punuar ngushtë me Bashkimin Evropian. Por ajo që po them është ajo që keni nuk janë pasoja, por mundësi të humbura. Kështu që pas Ohrit, unë kisha diskutuar me qeverinë e Kosovës, SHBA-të të nisin një fushatë të re njohjeje për të bindur vendet se Kosova kishte bërë gjithçka që ishte e nevojshme sipas marrëveshjes së Ohrit”.

Ne prisnim një dialog strategjik dypalësh; ne mezi presim një marrëdhënie më të ngushtë me NATO-n, duke përfshirë potencialisht Partneritetin për Paqe, dhe më pas mbështetjen e kandidaturës së Kosovës në Bashkimin Evropian. Fatkeqësisht, për shkak se ne nuk kemi pasur ndonjë zbatim në Ohër, e gjithë kjo tani është larguar nga tryeza. Unë do të doja, do të shpresoja që ne të mund ta bënim këtë në 2024”.

Lajme të ngjashme