Escobar thotë se VV-ja s’ka histori të gjatë qeverisjeje: Nganjëherë s’i mendojnë pasojat deri në fund
Gabriel Escobar, emisar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka folur për marrëdhëniet me Qeverinë e Kosovës.
Ai ka theksuar se beson që vendimi për ndalimin e dinarit nuk është bërë për t’i ndëshkuar serbët. Këtë vendim, Escobar e ka ndërlidhur me mungesën e historisë së gjatë të qeverisjes nga ana e VV-së.
“Tani ka disa jashtë që besojnë që kjo u bë për t’i ndëshkuar serbët. Unë nuk e besoj këtë. Por, unë besoj që - meqë kjo Qeveria e Vetëvendosjes nuk ka një histori të gjatë qeverisjeje - nganjëherë ka njerëz që nuk i mendojnë pasojat deri në fund. Dhe, unë mendoj që kjo është pse unë e karakterizova këtë në Bruksel si paksa jokompetencë, sepse kur flasim për pasojat e padëshirueshme, të gjithë e kuptuan se ka pasoja të padëshirueshme. Por, këto mund të ishin parashikuar dhe do të ishin parashikuar nëse nuk do të ishte [veprim] i pakoordinuar.” – tha ai.