Escobar dhe Hovenier takohen me Listën Serbe, flasin për situatën politike dhe atë të sigurisë - NACIONALE

Escobar dhe Hovenier takohen me Listën Serbe, flasin për situatën politike dhe atë të sigurisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin, Albin Kurti, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka takuar edhe përfaqësues të Listës Serbe.

Gjatë këtij takimi, sipas Listës Serbe është fol për situatën politike dhe të sigurisë.

I pranishëm në takim ishte edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Përfaqësuesit e Listës Serbe me ndihmësin amerikan të të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Geoffrey Hovenier, kanë biseduar për situatën politike dhe të sigurisë”, thuhet në njoftimin e LS-së, në Facebook.

Lajme të ngjashme