Escobar pas takimit me Kurtin: Pak më vonë, do të kem më shumë të them - NACIONALE

Escobar pas takimit me Kurtin: Pak më vonë, do të kem më shumë të them

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Emisari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor tashmë ka mbyllur takimin me Albin Kurtin.

Ai nuk ka dashur të flasë më shumë rreth asaj se çka bisedoi me kryeministrin e Republikës së Kosovës, por shtoi se në një të ardhme të afërt do të ketë më shumë për të thënë.

“Nuk kam ndonjë koment, jemi pjesë e një angazhimi rutinor tashmë këtu. Jemi partnerë të mirë dhe është bukur që të qëndrojmë në komunikim të vazhdueshëm. Do të kem më shumë të them pak më vonë, do të kemi edhe disa takime të tjera pastaj do të diskutojmë”, ka thënë ai për RTK-në.

Kujtojmë se Escobar nuk mbajti konferencë as pas takimit me presidenten Osmani, por që kabineti i kësaj të fundit shpalosi detaje.

Presidentja Osmani shprehi falënderimin për mesazhin e qartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të shprehur dje, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe kërkesën për heqjen e menjëhershme të barrikadave e ndalimin e kërcënimeve dhe frikësimit të qytetarëve lokal, si dhe sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, zyrtarëve të komisionit zgjedhor dhe misionit të EULEX në Kosovë.” – thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme