Vuçiqi pret në zyre familjen nga Hoça e Madhe e Rahovecit, së cilës Kosova ia konfiskoi 42 mijë litra verë - NACIONALE

Vuçiqi pret në zyre familjen nga Hoça e Madhe e Rahovecit, së cilës Kosova ia konfiskoi 42 mijë litra verë

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka pritur sot në zyrat e tij familjen Petroviq nga Hoça e Madhe e Rahovcit, të cilës iu konfiskuan 42 mijë litra alkool.

Sipas Doganës e Kosovës gjatë një kontrolle rutinore javën e kaluar ka gjetur se aty operohej edhe me prodhimin e pijeve pa autorizim përkatës, që është në kundërshtim me normat përkatëse të Kodit Doganor dhe Akcizave.

Personi gjithashtu nuk ka të regjistruar aktivitetin as si biznes në Agjensionin për Regjistrimin e Bizneseve dhe rrjedhimisht nuk përfill kërkesat e raportimit të entit përkatës pêr mbikëqyrje të prodhimtarisë së verërave”, kishte njoftuar para katër ditësh Dogana e Kosovës

Petar Petroviq ka falënderuar edhe shtetin e Serbisë, presidentin dhe zëvendës rektorin e Zyrës për Kosovë, i cili ishte me ta gjatë gjithë ditës të enjten, kur iu mor vera.

I pyetur nga gazetarët se çfarë pret në periudhën e ardhshme, Petrovic është përgjigjur se shpreson t'i kthehet jetës normale.

"Jemi në tronditje, në tronditje të madhe. Po stabilizohemi dhe po përpiqemi t'i kthehemi jetës normale. Ne duam të vazhdojmë prodhimin dhe të vazhdojmë të punojmë dhe jetojmë nga përpjekjet tona", tha Petroviq. /Nacionale/

Lajme të ngjashme