Përparim Rama paralajmëron padi ndaj Dimal Bashës dhe Dejona Mihalit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është duke përgatitur padi ndaj ministrit në detyrë Dimal Basha dhe zyrtares së LVV-së, Dejona Mihali.
Në një intervistë për T7, Rama tha se e konsideron detyrë të tij ekspozimin e atyre që, sipas tij, mashtrojnë qytetarët.
“Është detyrë e imja me i ekspozu të gjithë që rrejnë e mashtrojnë”, tha ai.
Për Bashën dhe Mihalin, Rama deklaroi se “ata mashtrojnë dhe rrejnë. Jam tu e përgatit padinë ndaj tyre”.