Escobar: Nuk ka afat zyrtar, por do të donim marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur - NACIONALE

Escobar: Nuk ka afat zyrtar, por do të donim marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur

1 vit më parë

nga NACIONALE

I dërguari i ShBA-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Gabriel Escobar, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Euronews Serbia, ku ka theksuar se nuk ka afat zyrtar për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por se dëshiron që ky proces të përfundojë sa më shpejt.

"Ne do të donim një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse do ta kishim nesër, do ta pranonim nesër. Nëse duhen dy vjet, atëherë dy vjet. Por ne duhet të lëvizim shpejt, sepse çdo konfrontim që shohim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjithnjë e më i rrezikshëm”, - është shprehur Escobar.

Më tej, i dërguari i ShBA-së ka kujtuar se dialogu është nën patronazhin e BE-së dhe se nuk do të flasë në emër të tyre. Megjithatë, ai ka shtuar se e mbështesin procesin, Serbinë dhe Kosovën që të ndërmarrin hapa konkretë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Lajme të ngjashme