Escobar: Mendoj se serbët do të kthehen në institucione
Emisari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar beson se serbët do të kthehen në institucione.
Sipas tij, ata janë të nevojshëm aty dhe se një gjë e tillë pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt.
“Po ashtu serbët duhet të kthehen në institucionet e përbashkëta, sepse ata janë të nevojshëm atje. Mendoj se në të ardhmen e afërt, kjo do të ndodhë”, ka thënë ndër të tjera Escobar.
Tutje, ai komentoi edhe deklaratat se ShBA-ja është garancë për Kosovën, me ç'rast u pyet nga gazetarja nëse një parafrazim i tillë është kërcënim për Serbinë.
"Ne nuk do të lejojmë askë nga Kosova që ta kërcënojë Serbinë, por as nuk do të lejojmë kërcënimin e sigurisë dhe stabilitetit në veri të Kosovës", tha ai në N1.
