Raportohet se në veri është shtuar edhe një barrikadë tjetër - NACIONALE

Raportohet se në veri është shtuar edhe një barrikadë tjetër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediumi serb në Kosovë, "Kosovo Online" raporton se në Zubin Potok, saktësisht në Zupç, mbrëmjen e sontme është vendosur edhe një barrikadë tjetër.

Siç mëson ky medium nga banorët e kësaj komune, kjo barrikadë është vendosur për siguri të qytetarëve për shkak të pranisë së pjesëtarëve të Njësive Speciale.

Ditë më parë u ngritën barrikada në disa vende në veri të Kosovës në shenjë proteste kundër arrestimit të Dejan Pantiqit në Jarinje.

Në anën tjetër kujtojmë faktin se Gabriel Escobar, Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit ka deklaruar se është çështje ditësh kur barrikadat do të hiqen.

Lajme të ngjashme