Escobar: Asociacioni më afër se disa javë më parë, marrëveshja s'ka të bëjë me njohje - NACIONALE

Escobar: Asociacioni më afër se disa javë më parë, marrëveshja s'ka të bëjë me njohje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një nga temat kryesore. Dy ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Ohër, për Asociacioni ka folur të enjtën i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke thënë se formimi i Asociacionit është më afër sesa që ishte para një muaji teksa theksoi se marrëveshja nuk ka njohje

Këto komente Escobar i bërë gjatë një konference për media në Serbi, ku ishte për vizitë zyrtare dhe u takua me krerët e shteti serb.

Ai ka thënë se Asocacioni duhet të zbatohet pavarësisht nëse ka apo nuk ka marrëveshje të re mes Kosovës dhe Serbia duke theksuar se Asociacioni është një marrëveshje ekzistuese dhe një detyrim ndërkombëtar.

Mund të them se bisedimet tona me Qeverinë e Kosovës po bëhen gjithnjë më produktive dhe realiste. Shpresoj se ne jemi shumë më afër kësaj sesa disa javë më parë.” – ka thënë ai.

Takimi Kurti-Vuçiq

Për takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 18 mars në Ohër, Escobar bëri thirrje që Kosova dhe Serbia të jenë konstruktive.

Ai ka thënë se palët duhet te jenë serioze dhe të gjejnë mënyrë për të shfrytëzuar këtë mundësi që e ofron Evropa, SHBA-ja dhe të tjerët.

Pritjet tona janë që të dy liderët të jenë në gjendje të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe që ata do të punojnë për ta bërë këtë marrëveshje realitet. Të mendojnë për pengesat, të kërkojnë mënyra për t'i kapërcyer ato dhe të largohen nga takimi duke kuptuar se do të vazhdojnë të punojnë deri në zgjidhje.” – ka thënë Escobar, shkruan REL.

Marrëveshja nuk ka njohje

Më tej, i dëguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se propozimi i BE-së është një marrëveshje për normalizimi të marrëdhënieve dhe nuk ka njohje.

Ai ka thënë se qëndrimi i Amerikës është se Kosova është një vend me integritet territorial dhe sovran.

Qëndrimi amerikan është se Kosova është një vend me integritet territorial dhe sovranitet. Ne besojmë se rajoni do të përfitojë nga njohja reciproke. Sa i përket anëtarësimit në OKB, ne mendojmë se vlera e marrëveshjes do të ishte integrimi më i shpejtë i Serbisë dhe Kosovës dhe i gjithë rajonit. Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në OKB, mendoj se do të sillte integrim më të shpejtë në BE jo vetëm të Kosovës dhe Serbisë, por edhe të gjithë rajonit. Ne po synojmë procese që do ta afrojnë të gjithë rajonin me Evropën.” – theksoi ai.

Përveç Escobarit, edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier e pranon se Propozimi Evropian nuk e përmban njohjen de jure e formale nga Republika e Serbisë.

Mundësia që të kemi njohje reciproke tash për tash nuk është shumë i madh.” – tha z. Hovenier.

Nuk shoh ndonjë referencë në këtë marrëveshje bazë për një njohje formale de jure të Kosovës.” – përsëriti më pas.

Megjithatë, ambasadori amerikan në Prishtinë e përmendi “të ardhmen” si mundësi për njohjen e Kosovës nga Serbia.

Kjo është pyetje shumë e vështirë... Nuk jam diplomat evropian, por besoj që një prej kërkesave për anëtarësim në BE (për Serbinë), mendoj se është Kapitulli 35, është që Serbia ta njohë Kosovën.” – tha ai.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës dhe vartësit e tij kanë thënë se propozimi i BE-së ka njohje reciproke.

Lajme të ngjashme