'Nata e zjarreve' nga Prekazi legjendar, Nacionale ua sjell atmosferën përmes fotografive - NACIONALE

'Nata e zjarreve' nga Prekazi legjendar, Nacionale ua sjell atmosferën përmes fotografive

1 vit më parë

nga NACIONALE

27 vjetori i Epopesë së UÇK-së përmbyllet sonte (7 mars 2025) me “Natën e Zjarreve” që mbahet në Prekazin legjendar, aty ku kujtohet rënia e Komandantit Adem Jashari si dhe famija Jashari e cila u flijua për lirinë e Kosovës. Ndezja e flakadanëve simbolizon përhapjen e flakës së lirisë në gjithë vendin

Fotografi i Gazetës Nacionale, Visar Kadrolli, sjell fotografi fantastike nga Prekazi.

Vajza e Adem Jasharit, Marigona, foli dje në fjalim në Akademinë me rastin e Epopesë së UÇK-së.

Marigona ka folur me theks për kontributin e grave në luftën e Kosovës. Ajo me fjalë emocionuese, përmendi gratë që kontribuan në etapa përgjatë historisë, raporton Nacionale.

Ky fjalim përloti edhe bacën Rifat Jashari.

Epopeja e Marsit që përkujtojmë sot mblodhi vëmendjen e shpresën në një vend, ku jeta flijoi për lirinë. Në një vend nga ku radhët e atyre që mbronin dinjitetin kombëtar nuk u ndalën më. E kaluara jonë veçohet nga angazhimi për liri. Në këtë rrugë kontribut kanë dhënë vajzat e gratë shqiptare. Të kujtojmë luftëtarët e të gjitha luftërave për çlirim. Kujtojmë Shotë Galicën, kujtojmë studentet në protestat e vitit 1981. Kujtojmë Xhevë Lladrovcin e luftëtaret e UÇK-së. Kontributin e nënave tona. Në këtë fjalë të shkurtër, me qëllim theksova kontribuin e gruas, ndonjëherë sikur harrojmë kontributin gjatë historisë. Kjo traditë vazhdoi edhe në Epopenë e Marsit, ku anëtarët e familjes e lagjes Jashari, u flijuan për lirinë për kombin. Vajzat dhe gratë shqiptare ishin krah i çështjes kombëtare. Në emër të familjes iu falënderoj për pjesëmarrje”, tha Marigona Jashari.

Lajme të ngjashme