Elon Musk është zyrtarisht humbësi më i madh që bota ka parë ndonjëherë
Elon Musk është zyrtarisht humbësi më i madh që bota ka parë ndonjëherë, të paktën kur bëhet fjalë për humbjen e pasurisë së tij personale.
Guinness World Records, një organizatë globale që gjurmon të gjitha llojet e arritjeve rekord, e bëri njoftimin në një postim në blog pasi Forbes vlerësoi se Musk humbi një total prej 183 miliardë dollarësh.
Aksionet e Tesla-s janë ulur me 65% në vitin 2022, dhe blerja prej 44 miliardë dollarësh e Twitter nga Musk vetëm sa i përkeqësoi gjërat.
Së bashku me pasurinë e tij aktuale prej rreth 137 miliardë dollarësh, Musk ka humbur gjithashtu statusin e tij si njeriu më i pasur në botë. Ky nder tani i takon themeluesit të LVMH (Louis Vuitton Moët Hennessy), Bernard Arnault, pasuria e të cilit vlerësohet në 190 miliardë dollarë.
Megjithatë, Musk nuk është i vetmi humbës. Sipas Forbes, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos humbi 85 miliardë dollarë në vitin 2022, dhe bashkëthemeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, 77 miliardë dollarë. Bashkëthemeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin individualisht humbën gjithashtu gati 45 miliardë dollarë. /Nacionale/