Eksperti britanik: Terroristët duket se u trajnuan me automjetet "Humvee" që SHBA ia dha donacion Serbisë - NACIONALE

Eksperti britanik: Terroristët duket se u trajnuan me automjetet "Humvee" që SHBA ia dha donacion Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Westminster, Aidan Hehir, ka komentuar pamjet që i publikoi të dielën Policia e Kosovës, ku shihen terroristët serb duke u stërvitur në Serbi.

Ai ka thënë se duket që makinat janë “Humvee” amerikanë me të cilat sipas tij, janë trajnuar terroristët.

Ai ka thënë se Departamenti amerikan i Mbrojtjes nuk duhet të jetë i lumtur që Serbia i ka përdorur këto mjete e dhëna donacion për të stërvitur terroristët.

Makinat duken sikur ‘Humvee’ amerikanë. Sigurisht, Departamenti i Mbrojtjes nuk do të jetë i lumtur që Serbia i ka përdorur për t’i trajnuar terroristët makinat që iu dhanë donacion nga SHBA? Vuçiq ka shumë për të shpjeguar.” – ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

Kutjojmë se në një konferencë për medie, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me kryepolicin, Gazmend Hoxha, publikuan pamjet e stërvitjet të terroristëve serb para sulmit në Banjskë.

Lajme të ngjashme