Sekretari britanik për dërgimin e trupave në Kosovë: Do ta bëjnë krenare Mbretërinë e Bashkuar - NACIONALE

Sekretari britanik për dërgimin e trupave në Kosovë: Do ta bëjnë krenare Mbretërinë e Bashkuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretar i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, Rt Hon Grant Shapps, ka bërë të ditur se ka autorizuar dërgimin e ushtarëve britanikë në Kosovë. Rritja e trupave të KFOR-it po bëhet pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, që la të vdekur një polic të Kosovës. Ky vendim është mirëpritur në Kosovë.

Sekrtari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, në fjalimin e tij të publikuar në rrjetin social “X”(ish-Twitter), ai tha se 200 forca do t’iu bashkohen forcave aktuale paqëruajtëse në Kosovë.

Më tej, ai ka thënë se autorizimi për dërgimin e trupave britanikë në Kosovës është bërë për shkak të kërkesës urgjente nga NATO.

Pas një kërkese urgjente nga NATO, kam autorizuar aktivizimin e një batalioni të ushtarëve britanikë për të ruajtur paqen në Kosovë.” – ka thënë ai.

Tutje, sekretari i Mbrojtjes ka thënë se e di që ushtarët e tyre në Kosovë do ta bëjnë krenare Mbretërinë e Bashkuara.

“Në ditët në vijim, qindra ushtarë dhe gra do të vendosen për të garantuar sigurinë dhe lirinë e të gjithëve në Kosovë dhe unë e di se do ta bëjnë Mbretërinë e Bashkuar krenare.” – ka thënë ai.

E ky vendim, është mirëprituar nga britanikja që e parë kishte paralajmëruar për bartjen e armatimit në manastiret serbe në Kosovë.

Alicia Kearns, deputete në Britaninë e Madhe që drejton Komisionin për Punë të Jashtme, ka thënë se kjo është një lëvizje e rëndësishme.

Lëvizje e rëndësishme drejt parandalimit në Ballkan pasi Grant Shapps konfirmon dislokimin e të gjithë Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në Kosovë nën komandën e NATO/KFOR.” – ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka përsëritur fjalët e saj duke thënë se mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundim të ligjit.

Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit: pengo, mbro dhe mbaj përgjegjësi.” – ka shkruar ajo.

Ndërkohë në Kosovë është kërkuar që KFOR-i të rris praninë e trupave të saj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur vendimin e NATO-së që të shtohen numrat e pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovës.

Ai ka thënë se duhet që të ketë ushtarë më shumë pasi kufri me Serbinë është shumë i madh.

Ne na duhet NATO-ja sepse kufiri me Serbinë është shumë i gjatë dhe ushtria serbe së fundi po forcon kapacitetet e saj dhe ata kanë shumë pajisje ushtarake, si nga Federata Ruse ashtu edhe nga Kina.” – ka thënë Kurti ditë më parë.

KFOR-i aktualisht ka rreth 3,800 ushtarë të dislokuar në Kosovë.

Sulmi terrorist në Banjskë

Më 24 shtator një grup i armatosur terrorist sulmoi Policin e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Nga ky sulm i vrarë mbeti rreshteri, Afrim Bunjaku dhe u lëndua një polic tjetër.

Institucionet e Kosovës kanë thënë se ky sulm u sponorizua nga Serbia në përmes kriminelit, Milan Radojiçiq.

Radojiçiq ka pranuar se qëndron pas gjithë sulmit terrorist në Banjskë.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të dielën më 1 tetor ka publikuar edhe pamje të reja të grupit terrorist, ku faktohet se stërvitjet e grupit e armatimi i tyre është dhënë nga ushtria serbe.

Lajme të ngjashme