Prezantohen videot e dronëve të grupit terrorist: Serbët ishin përgatitur në pronat e Radojiçiqit për sulmin në Banjskë
Grupi terrorist serb që krue sulmin në Banjskë e kishte përgatitur sulmin në detaje. Stërvitjet i kishte kryer në Kopaonik, saktësisht në afërsi të hotelit të politikanit serb, kriminelit Milan Radojiçiqi.
Pamjet janë të dronëve të grupit terrorist të cilat i kishte konfiskuar Policia e Kosovës.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media ka bërë prezantimin e këtyre videove.
“Qendra e grupit terrorist ka qenë Kopaoniku, kurse ushtrimet kanë ndodhur deri 4 ditë para sulmit në Bajksë. Sipas të dhënave është vërtetuar ndërlidhja dhe qëndirmi i grupit në Kopaonik, poligioni i ushtrisë serbe dhe Banjskë në Kosovë. Poligoni ndodhet në disa komuna në Serbi”, ka thënë Hoxha, raporton Nacionale.

“Me datën 20.09.2023 në bazë të pamjeve shihet se është bërë përgatitja finale për sulmin që do të ndodhte vetëm 4 ditë më vonë. Në pamjet e siguruara shihen veprimet dhe aktivitetet e grupit terrorist në hapësirat e pronës së Radojicicit”, ka thënë më tutje ai.
Disa nga stërvitjet, ishin bërë në hotelin që ishte pronë e kriminelit serb, Milan Radojiçiq.
“Në videon e parë shihen resortet e hote Grey që është pronë e Milan Radojiçiit. Pamjet janë nxjerrë nga dronët që Policia e Kosovës ka sekuestruar pas ikjes së grupit terrorist dhe janë analizuar nga ekspertët tanë. Janë disa pamje që mbi hapësirat e hotelit në Kopanonik”, ka thënë drejtori i Policisë së Kosovës.
“Në videon numër 2, incizimet janë me datë 2 shtator 2023. Në Kopanonik afër hapësirave të pronës së Radojiçiqit. Pamjet tregojnë testimet e veshjeve, me qëllim të mbulimit të temperaturës së trupit që mbulojnë dronët. Tentativë për të mbuluar snajperistët, në mënyrë që të mos shihen nga dylbitë dhe kamerat termale”, ka thënë më tutje ai.
E videot e tjera tregojnë simulimet që ka bërë grupi terrorist, duke inskenuar edhe gjuajtjet me armë, testimet me blindë, mbrojtjen, dhe dhënien e ndihmës së parë.

“Në videon numër 3 janë pamjet e datës 20 shtator 2023. Sic duket janë ushtrimet taktike operative për sulme. Këta ndahen në disa grupe, në drejtime të ndryshme, me armë të gjata, ku shihen edhe mjete motorike. Shihet se grupi ka simuluar sulmin dhe poashtu plagosjet e anëtarëve të grupit terrorist si dhënia e ndihmës së parë. Grupi ka pasur dy automjete të blinduara Huamwee që janë në posedim të Ushtrisë së Serbisë. Dy blindat që janë konfiskuar nga Policia janë të ngjashme me këtë në video. Ka edhe të shtëna me armë të gjata. Me mitraloz që janë konfiskuar gjatë operacionit tonë”, ka thënë Gazmend Hoxha.
“Në videon numër 4 me 20 shtator, pamje has në rezistencë, dhe simulohet mbrojtja me blindën Huamwee. I shihni pjesën tjetër të grupit që ka avancuar para”, theksoi ai.
“Dronët dhe ekspertët tanë kanë gjetur datat dhe vendet ku janë bërë incizimet. Pamjet janë termike, sepse shumicën e ushtrimeve i kanë kryer në terr. E njëjta gjë është simuluar, dhe operacioni ka qenë i organizuar të kryhet gjatë natës në datën 24”, deklaroi drejtori Hoxha.
“Në videon numër 5 më 20 shtator. Vërehet se automjeti ushtarak ka ndaluar në vijën e parë shihet se ka luftime mes grupeve. Vërehet se Huamwee është duke mbështetur grupin e parë, dhe simulimi pastaj nën mbështetjen e grupit janë duke shkëmbyer zjarr. Vërehen edhe automjete Huamwee dhe dyshohet se njëri nga automjetet e konfiskuara është përdorur në të njëjtin ushtrim”, përfundoi drejtori i Policisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferenë për medie ka dhënë detaje të reja për sulmin terrorist në veri të vendit.
Ai ka thënë se përgatitja e sulmit terrorist është faktuar edhe me video dhe tregojnë që është bërë nga Serbia.
“Çdo ditë kemi dëshmuar lidhjen e shtetit serb me sulmin në Banjskë. Ky organizim kishte synim aneksimin e territorit të Kosovë. Në vazhdimësi kemi njoftuar që Serbia ka vënë në dispozicion kapacitetet, dhe këto ditë kemi ofruar dokumente të rëndësishme. Ndërsa sot do të shohim me video e fotografi jo vetëm sulmin, por edhe përgatitjet nga shteti i Serbisë në qendrat zyrtare të trajnimit. Këto janë organizuar nga Radojçiq. Në deklarimet e tij publike presidenti serb është munduar ta mohojë faktin që shteti që ai udhëheqë ka planifikuar sulmin e 24 shtatorit, por dokumentet që kemi publikuar dhe pamjet e sotme janë dëshmi e organizimit të strukturave ushtarake e shtetërore në këtë organizim. Dokumenti që kemi publikuar ishte vërtetim që Ushtria e Serbisë e kishte dhënë gjithë armatimin. Dje e sot kemi gjetur sasi të tjera të armatimit në zonën ku vazhdon operacioni. Serbia tha se ky ishte grup i serbëve lokalë, ne publikuam harta që tregonin planifikimin ushtarak. Serbia tha se vrasja e policit nuk ishte e munduar, por video dëshmojnë sulmin me kalibra të rëndë edhe pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku. Përgatitjet, trajnimi dhe ushtrimi janë bërë në territorin e Serbisë. Pamjet janë siguruar nga dronët e konfiskuar të grupit terrorist.” – ka thënë ai.
“Shteti kriminal i Serbisë, ish-ministri i propagandës së Millosheviqit, pas dështimit të aneksimit të veriut, po dështon edhe në manipulimin se ata nuk ishin në këtë organizim terrorist. Pablo Escobari i Serbisë u mundua të bëhet Prigozhin i Serbisë, por ai dështoi siç dështoi edhe Putini i Vogël i Serbisë. As veriu nuk është Donbas, e as Serbia nuk është Rusia. Tash kur provat janë evidente, është jetik dënimi dhe sanksionimi i sulmit terrorist nga ana e faktorit ndërkombëtar.” – ka thënë ai të dielën më 1 tetor.