Edita Tahiri: Opozita ftohet për anulimin e marrëveshjeve të kaluara, por jo për marrëveshjen finale - NACIONALE

Edita Tahiri: Opozita ftohet për anulimin e marrëveshjeve të kaluara, por jo për marrëveshjen finale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka kritikuar mospërfshirjen e opozitës në arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

Tahiri ka thënë se qeveria po fton opozitën vetëm për t’i anuluar marrëveshjet e kaluara.

Sipas saj, kjo është “një qasje absurde e kësaj qeverie absurde”.

Opozita ftohet për anulimin e marrëveshjeve të kaluara, por nuk ftohet për arritjen e marrëveshjes finale! Kjo është një qasje absurde e kësaj qeverie absurde, kurrë nuk është parë më herët”, - ka shkruar Tahiri.

Lajme të ngjashme