Edhe Hykmete Bajrami demanton Muratin për punësimin e grave: Shifrat e Trustit tregojnë ndryshe
Ish-ministrja e Financave, njëherit deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se deklaratat e ministrit Hekuran Murati për punësimin e 10 mijë grave e vajzave, janë të pavërteta.
Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami ka thënë se të dhënat e Trustit për vitin 2023 tregojnë ndryshe.
Ajo ka shkruar se për 11 muaj, gjatë vitit 2023 numri i kontrbuesve gra është rritur për katër mijë e 983.
“Ministri sot paska vendosur t’i uroj gratë në ditën ndërkombëtare të tyre me një të pavërtetë të mdhe. Ky po thotë se numri i gravë të punësuara qenka rritë ndër vite, ndonse nuk e jepë asnjë referencë se ku i merr të dhënat. Janë dy gjëra këtu që duhet të sqarohen: edhe sikur ta pranonim grafin e Hekuranit si të mirëqenë aty shihet se punësimi me i madh i grave dhe vajzave paska ndodhur në kohë të pandemisë, rreth 12 mijë, dhe prej atëherë ku punësim është për rreth 20% më i ulët (në krahasim me vitin 2020)…”- ka shkruar ajo.
Këto të dhëna, Bajrami ka thënë se i demanton Trusti:
“…në një përgjigje dhënë Komisionit Parlamentar për Buxhet, Financa, Punë dhe Transfere, i cili kur pyetet për numrin e kontribuesve në Trust na jepë këto shifra:
Dhjetor të vitit 2022 në Trust ka pasë 333,351 kontribues, ndërsa
Nëntor të vitit 2023 në Trust ka pasë 338,334 kontribues.” – ka thënë ajo.
Ndryshe, mbi këtë çështje, raportoi më herët edhe gazeta Nacionale.
Grafikoni i publikuar nga ministry Murati – pa ndonjë referencë zyrtare – në fakt është një ‘statistikë administrative e punësimit’.
Institucioni i vetëm që mund të merret për referencë, kur flitet për punësimin, është Agjencia e Statistike të Kosovës.
Në kuadër të këtij institucioni, ekziston një panel i veçantë, që quhet ‘Anketa e Fuqisë Punëtore’. Vetëm duke iu referuar kësaj Ankete, mund të nxirret numri i saktë i punësimit në Kosovë.
Por kjo anketë që do të merrej si referencë e saktë rreth punësimit, publikimin e fundit e ka për tre mujorin e parë të vitit 2023.