“E VV-ja që asnjëherë nuk ka votu kryetar të Kuvendit”: Peci sfidohet nga gazetarët, ai tenton të arsyetohet
Deputeti Faton Peci është sfiduar nga gazetarët lidhur me faktin se VV-ja kurrë nuk kishte votuar kryetar të Kuvendit të partive të tjera.
Peci ka thënë se duhet t’i thirret zërit të arsyes.
“Çdo herë mundeni me gjete analogji, duhet me i thirr zërit të arsyes, Kosova ka nevojë për institucione, për Kuvend e qeveri”, tha Peci, raporton Nacionale.