E vrau gruan, Apeli e vërteton dënimin prej 24 vjet burgim ndaj Skender Qerimajt
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 24 vitesh burgim ndaj Skender Qerimajt, për vrasje të bashkëshortes dhe kryerjen e tri veprave tjera penale.
Gjykata Themelore në Mitrovicë, në shtator të vitit 2022 kishte shpallur aktgjykimin dënues ndaj Qerimajt, pikërisht me denim unik prej 24 vitesh burgim, si dhe 500 euro gjobë.
Sipas aktgjykimit, i akuzuari Qerimaj për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për “Dhunë në familje” ishte dënuar me 1 vit burgim dhe 500 euro gjobë, për “Vrasje të rëndë”, ishte dënuar me 22 vite burgim, kurse për armëmbajtje pa leje”, një vit burgim.
Kundër këtij aktgjykimi, ankesë kishin parashtruar edhe avokati i Skender Qerimajt, Elvir Imeri, edhe prokurorja e rastit Fetije Bajrami.