“E paimagjinueshme që NATO të sulmohet”: Si po garantohet siguria e Kosovës? - NACIONALE

“E paimagjinueshme që NATO të sulmohet”: Si po garantohet siguria e Kosovës?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Siguria në Kosovë duket se është mjaft e lartë, pasiqë për nëj gjë të tillë përkujdeset NATO.

Gjatë muajit të fundit, 4 herë është paralajmëruar se shkaktimi i trazirave në veri nënkupton përballje me NATO-n.

KFOR-i ka njoftuar se janë “të të gatshëm të përgjigjen ndaj çfarëdo sfide”, deri sa ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier dhe ai i Gjermanisë, Jorn Rohde ndihen rehat për sigurinë ne vend, pasi atë e ruan NATO. Qysh u paralajmërua përballja me NATO-n?

Në fund të nëntorit, James O’Brien, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, ka paralajmëruar Kosovën dhe Serbinë se shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n.

“Është e rëndësishme që të dyja palët ta kuptojnë se, nëse ndodh ndonjë trazirë në veri, kjo nënkupton përballje me NATO-n”, tha O’Brien për gazetarë, përcjell Radio Evropa e Lirë.

E përballjen me NATO-n, e përmendi edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, një javë me parë në një intervistë për Pressing te T7.

Hovenier gjatë kësaj interviste, duke komentuar deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili në Beograd foli për dislokimin e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën.

Ai tha se fle shumë rehat natën, pasiqë në veri gjenden trupat ushtarake të NATO-s dhe ato amerikane.

Fakti që keni disa qindra ushtarë amerikanë si pjesë e këtij misioni në role drejtuese që e mbështesin këtë është tjetër pasqyrim se sa seriozisht e marrin Shtetet e Bashkuara këtë. Pra, unë ende fle mjaft rehat natën duke e ditur që NATO është atje, duke e ditur se ka ushtarë amerikanë në NATO dhe duke e ditur se ata janë të aftë të përballojnë çfarëdo kërcënimi ndaj sigurisë që mund të shfaqet”, tha Hovenier.

Pas Hovenierit, për sigurinë në Kosovë foli komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Ulutas për RTK Prime, tre dite me parë tha se trupat e NATO-s kanë marrë masa të nevojshme për t`iu përgjigjur çdo lloj dhune të mundshme në Kosovë.

Pas 24 shtatorit tensionet janë rritur në rajon, pas incidentit të dhunshëm dhe sulmeve të papranueshme ndaj trupave të KFOR-it në maj të këtij viti. Për pasojë, NATO ka vendosur forca shtesë rezervë me kapacitete plotësuese”, theksoi komandanti i KFOR-it.

Synimi ynë është të parandalojmë përshkallëzimin, por në rast të kundërt jemi të gatshëm dhe të pajisur për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur mandatin tonë”, deklaroi.

Ai ka komentuar edhe dislokimin e trupave shtesë nga Serbia në afërsi të kufirit me Kosovën. Gjenerali Ulutas gjatë kësaj interviste rikujtoi mandantin e KFOR-it nëse Serbia merr ndonjë veprim.

Jemi të gatshëm të përgjigjemi ndaj çfarëdo sfide”, deklaroi gjenerali Ulutas.

Ndërsa, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde teksa ka komentuar paralajmërimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për riorganizim të struktuarave paramilitare me krye me Milan Radoijçiqin, tha se e sheh si të paimagjinueshme që NATO të sulmohet në Kosovë.

NATO-ja është reaguesja e tretë me radhë, siç kemi mundur ta shohim në Banjskë, Policia e Kosovës është monituruar nga EULEX-i dhe KFORI dhe KFOR-i ishte në gatishmëri të plotë për të menaxhuar situatën, të cilën e lavdëruam publikisht qeverinë e Kosovës dhe policinë për profesionalizimin e tyre gjatë reagimit ndaj këtyre sulmeve terroriste. Edhe ju e përmendët, nuk pati vetëm trupa rezervë, Gjermania do të dërgojë edhe një grup ushtarësh në Kosovë dhe për mua është e paimagjinueshme që NATO të sulmohet në Kosovë.”, deklaroi Rohde.

Lajme të ngjashme