E pabesueshme, kriminelët në Shqipëri vendosin kamera në rrugë për të monitoruar policinë - NACIONALE

E pabesueshme, kriminelët në Shqipëri vendosin kamera në rrugë për të monitoruar policinë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Policia e Shkodrës ka njoftuar për një rast të çuditshëm të grupeve kriminale në këtë qytet.

Sipas një njoftimi zyrtar, bandat kriminale të qytetit kishin vendosur 21 kamera nëpër shtylla elektrike në rrugë të ndryshme, për të mbledhur informacion për qëllime kriminale.

“Kamerat kishin si synim që të monitoronin edhe lëvizjet e strukturave të policisë”, - thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.

Bëhet e ditur se informacionet për këto kamera ishin siguruar nga inteligjenca informative, ndërsa ato tashmë janë çmontuar.

Në njoftim thuhet se kanë nisur hetimet për gjetjen e personave që i kanë vendosur ato, ndërkohë që ka dyshime se i gjithë ky rrjet të jetë përdorur nga një bandë kriminale që vepron në qytet, në mënyrë që të fshihen nga operacionet policore.

Lajme të ngjashme