E kishin shkurtuar afatin për oferta për shkak të nevojës, por MINT anulon tenderin për furnizimin e Rezervave Shtetërore: Pse? - NACIONALE

E kishin shkurtuar afatin për oferta për shkak të nevojës, por MINT anulon tenderin për furnizimin e Rezervave Shtetërore: Pse?

2 vjet më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka anuluar tenderin për furnizimin e Rezervave Shtetërore. Më ketë tender, MINT që udhëheqet nga ministrja Rozeta Hajdari, kishte parashikuar që të blejë 80 mijë kilogramë oriz, 65 mijë litra vaj ushqimor, 80 mijë copa konserva 200 gramë dhe 15 mijë bidona me ujë 10 litërsh. Krejt këto me vlerë të parashikuar prej 227 mijë euro. Nacionale kishte raportuar për hapjen e këtij tenderi.

Ministria e Rozetës ka anuluar këtë tender për arsye se dy kompanitë që kishin oferuar për të fituar këtë tender, kishin ofruar vlerën më të lartë se vlera që ishte paraparë nga ana e MINT-it

Produktet sipas kontratës nuk do të kushtojnë më shumë se 227 mijë euro.

Për furnizimin e rezervave shtetërore kishin aplikuar dy kompani – Beni Dona Plast dhe Sweet Bakery SHPK.

Oferat e kompanisë “Beni Dona” për furnizimin e rezervave shtetërore kishte tejkaluar vlerën prej 10 mijë e 800 eurove.

“Beni Dona” kishte ofertuar me çmimin prej 238 mijë e 300 eurove.

Ndërsa kompania e dytë, kishte tejkaluar vlerën prej 89 mijë e 50 eurove dhe çmimi me të cilin kishte oferuar ishte 317 mijë euro.

Sipas njoftimit për kontrata, MINT ka shkrutuar afatin kohor për dorëzimin e tenderëve nën arsyetimin se Departamenti për Rezervat Shetërore ka nevojë për shtimin e rezervave shtetërore.

DRSHM ka nevojë për shtim te rezervave shtetërore per produktete agroushqimore me këta artikuj është me qëllim për te siguruar qytetarëve sasitë domosdoshme në rast fatkeqësive natyrore apo lufte, dhe destinimi i buxhetit te DRSHM, sipas Programit vjetor te miratuar nga Qeveria.” – thuhet në njoftimin per kontrata.

Por pavarësisht kësaj, tenderi është anuluar.

Me çka pritjet të furnizoheshin Rezervat Shtetërore?

MINT kishte paraparë që të blejë, oriz, vaj ushqimor, konzerva (rrisk gjedhi) dhe ujë.

Ministria e Tregtisë parashikonte që të blejë 80 mijë kilogramë oriz, 65 mijë litra vaj ushqimor, 80 mijë copa konserva 200 gramë dhe 15 mijë bidona me ujë 10 litërsh.

Në ndërkohë, për anulimin e këtij tenderi, ka reaguar edhe analisti i politikës, Valon Syla.

Përmes një shkrimi në Facebook, Syla ka përmendur aferën e vajit për të cilën Nacionale kishte raportuar që nga fillimi.

Syla pretendon që “filozofia e kesaj pune eshte me vjedh bashkë me Ridvanin në stilin, Bukë e Kryp e Zemer”

Një send ku e vëren që ka lujtë Qeveria Kurti ështe se qe 3 vjet Ministrja Rozeta Hajdari merret me rezerva shtetrore, për me anulu konkursin tash? A ska naj punë tjetër a? Kqyrja idenë e bunkerave qysh e kanë. Ide me rujt do oriz, pak vaj e me ble konzerva rezervë?

Flasin për luftë që me kriju frikë e kishe po përgaditetmi me kah 2 a 3 milionë ushqim... që në fakt krejt filizofia e kesaj pune eshte me vjedh bashkë me Ridvanin në stilin, Bukë e Kryp e Zemer.” – ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se nga skandali i fundit me rezervat shtetëore, mbetet të arrestuar dy zyrtarë të MINT, Irfan Lipovica dhe Hafiza Gara dhe biznesmeni Ridvan Muharremi që raportohej person i afërt me pushetin e VV-së, të cilët tashmë janë liruar nga paraburgimi.

Sipas dosejs së Prokurorisë, pavarësisht pagesave të kryera për grurë, vaj dhe sheqer te kompanitë turke dhe polake, nuk ishte realizuar asnjë furnizim i 200 mijë litrave vaj, 120 mijë kilogramëve sheqer dhe 52.5 tonëve grurë në Kosovë.

Vlera e dëmit ishte 600 mijë euro.

Lajme të ngjashme