“E keni marë me shqetësim...” - Fjalët e Rozeta Hajdarit që gazetarët ia ndalën në gjysmë - NACIONALE

“E keni marë me shqetësim...” - Fjalët e Rozeta Hajdarit që gazetarët ia ndalën në gjysmë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Derisa gazetarët largonin mikrofonat, duke e braktisur konferencën e saj, ministrja Hajdari ka treguar që qëllimi i kësaj konference kishte qenë ligjshmëria e regjistrimit të bizneseve.

Ajo ka bërë me dije se veprimet e ministrisë që drejton nuk kishin për qëllim ta pengonin fjalën e lirë.

“E di që disa prej jush e kanë marrë me shqetësim rastin e shfuqizimit të licencës se Klan Kosova shpk. E kuptoj shqetësimin e juaj dhe të punonjësve medial pran mediumit Klan Kosova, por është me rëndësi që të ju siguroj se pezullimi i certifikatës së biznesi të Klan Kosova nuk kishte fare për qëllim fjalën e lirë dhe lirinë e shprehjes dhe punën e mediave në vendin tonë, por vetëm ti zbatoj kërkesat legjitimeve të Kushtetues dhe ligjeve tona”, ka thënë Hajdari.

Lajme të ngjashme