Dyshohet se ra nga një objekt, lëndohet një burrë në Fushë Kosovë - NACIONALE

Dyshohet se ra nga një objekt, lëndohet një burrë në Fushë Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një burrë në Fushë Kosovë ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se ka rënë nga një objekt.

Lajmin për Nacionale e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 13:40.

Ajo ka thënë se personi i lënduar është dërguar në QKUK.

Ahmeti tutje tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilët kanë filluar hetimet, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.

Sot rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën se në rrugën "Gjergj Fishta" në Fushë Kosovë, një person (mashkull), ka pësuar lëndime trupore, i njëjti dyshohet se ka rënë prej një objekti. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilët kanë filluar hetimet, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të ngjashme